Të shtënat ndaj ish-kryeministrit Shinzo Abe, reagojnë liderët botërorë: Moment i trishtuar

Një numër liderësh botërorë kanë ndarë shqetësimin dhe mesazhet e tyre lutëse për ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe i cili u qëllua me armë më 7 korrik.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas plagosjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe. Blinken deklaron se ky është një moment shumë i trishtuar ndërsa thekson se pret lajme nga Japonia mbi gjendjen e Abe.
“Mendimet tona, lutjet tona janë me të, me familjen e tij, me popullin e Japonisë,” tha Blinken në margjinat e një takimi të G20 në ishullin indonezian të Balit. “Ky është një moment shumë, shumë i trishtuar. Dhe ne po presim lajme nga Japonia”, tha Blinken, rapoton CNN.
Kryeministri australian Anthony Albanese shkroi në një postim në Twitter: “Lajmet tronditëse nga Japonia se ish-kryeministri Shinzo Abe është qëlluar – mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin e Japonisë në këtë kohë”.
Ndaj ngjarjes ka reaguar dhe ish-Presidenti i SHBA Doland Trump i cili tha se ky lajm ishte një goditje e jashtëzakonshme
“Abe “ishte një mik i vërtetë i imi dhe, më e rëndësishmja, Amerika”, shkroi Trump. “Kjo është një goditje e jashtëzakonshme për njerëzit e mrekullueshëm të Japonisë, të cilët e donin dhe e admironin aq shumë. Ne të gjithë po lutemi për Shinzo dhe familjen e tij të bukur!”, tha Trump.
/rtsh.al/