Lika: Uroj Lushnjen, por fitojmë ne
Sipas trajnerit të Partizanit, skuadra do të luajë për të marrë maksimumin nga lagunarëve në sfidën e fundit, në mënyrë që të kënaqë tifozët
Partizani do të luajë të dielën në Roza Haxhiu, sfidë e cila do të mbyllë siparin e kategorisë së parë në futboll. Trajneri i Partizanit, Hasan Lika thekson rëndësinë e kësaj përballje, e cila është vlerësuar maksimalisht nga të kuqtë.
Përballje prestigji
Në Lushnje shkojmë për të luajtur një futboll të bukur dhe për të marrë maksimumin. Kjo është një përballje prestigji, të cilën e kemi vlerësuar maksimalisht, theksoi Lika. Kjo do të jetë një përballje Superlige, pasi të kuqtë dhe lagunarët do të luajnë në elitë sezonin e ardhshëm.
Urimi ndaj Lushnjes
Uroj Lushnjen për titullin kampion të këtij sezoni, më të cilin ka zhvilluar një kampionat të shkëlqyer. Kjo është një arritje për tu vlerësuar. Gjithsesi, në shkojmë në Lushnje për të fituar, në mënyrë që ta mbyllim në mënyrën më të mirë kampionatin, theksoi Lika. Kjo ndeshje pritet me shumë interes nga opinioni sportiv, pasi ekipet do të luajnë në Superligë sezonin tjetër. Kjo është një sfidë, ku përballen dy skuadra që kanë fituar të drejtën e kalimit në Superligë, tha Lika.
Lojtarët francezë
Sipas trajnerit Lika, për lojtarët e ardhur për provë nuk ka një vlerësim përfundimtar. Jemi në fazë vlerësimi dhe nuk mund të konfirmojmë asgjë. Duhen edhe disa seance të tjera që të japim një vlerësim të përgjithshëm dhe përfundimtar, theksoi Lika.
Tifozët
Drejt Lushnjes priten të shkojnë rreth 2000 tifozë të kuq, të cilët kanë programuar një organizim të veçantë në lidhje me këtë fakt. Kjo përballje pritet të krijojë një atmosferë elektrizuese në stadium, ku tifoët vendas
Përballja në Supersport
Sfida e shumë pritur e kategorisë së pare, e cila do të luhet të dielën në stadiumin Roza Haxhiu, do të transmetohet direkt nga Supersport në orën 17.00, ecila do të shoqërohet nga një emision special. Kjo do të jetë përballja e parë që kjo platformë do të transmetojë për këtë kategori.
