E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lika ben suprizen: Gati te marre pasaportë cecene

Ilion Lika, portieri shqiptar që luan me Terek Groznin në kampionatin rus, pohoi gjatë një interviste për të përditshmen sportive “Panorama Sport” se është gati të marrë pasaportë cecene. 28-vjecari është rikthyer në Shqipëri, pas përfundimit të kampionatit rus dhe po stërvitet te Tirana. “Presidenti i Cecenisë dëshiron që unë të marr pasaportën cecene, - citohet ish-portieri i Dinamos, - Ai dëshiron që unë të jem përherë te klubi i Terek Groznit. Më kanë bërë ofertë për të zgjatur kontratën. Kemi mposhtur të gjitha ekipet më të mëdha të Rusisë”. Terek Grozni u rendit në vendin e 10-të midis 16 skuadrave. Më parë, presidenti i Terekut i dhuroi një makinë “Land Kruizer” Likës, një dhuratë me vlerë 110 mijë dollarë.
E Hene, 15 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›