E Diel, 1 Nëntor 2026

Lika e Alimehmeti, kandidaturat për LushnjënNga 12 ekipet e Superligës vetëm Vllaznia (Agim Canaj), Teuta (Sulejman Starova), Shkumbini (Gugash Magani), Dinamo (Zllatko Dalic) e Elbasani (Mirel Josa) nuk i kanë ndryshuar trajnerët.

Hasan Lika dhe Krenar Alimehemeti janë dy kandidaturat për të zënë vendin bosh të lënë nga Vasil Bici. Trajneri i tretë sezonal i Lushnjës së vendit të fundit do të përcaktohet të shtunën.

Lika e ka drejtuar më parë Lushnjën (2006) dhe ka në CV e tij edhe Partizanin, Besën, Teutën. Alimehmeti ka drejtuar më parë Tiranën e Elbasanin.

Nga 12 ekipet e Superligës vetëm Vllaznia (Agim Canaj), Teuta (Sulejman Starova), Shkumbini (Gugash Magani), Dinamo (Zllatko Dalic) e Elbasani (Mirel Josa) nuk i kanë ndryshuar trajnerët.

E Shtune, 10 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›