Balotelli mund të largohet nga Interi
Pas Adrianos edhe Mario Balotelli është kthyer në një çështje te Interi .Sulmuesi i talentuar me origjinë nga Gana dëshiron të largohet nga zikaltërit për tu aktivizuar te një skuadër tjetër por nga ana tjetër drejtuesit interistë nuk e kanë pritur mirë këtë vendim të balotelit.Hoze Murinjo nuk e ka grumbulluar për ndeshjen ndaj Kaljarit dhe është shprehur se i vjen keq për këtë po sipas tij Baloteli nuk duhet të kërkojë të largohet port ë punojë me grupin sepse sipas tij mundësitë e tij ai I ka pasur.Mario Baloteli ka luajtur deri tani 712 minuta dhe është aktivizuar më shumë se Hulio Kruz dhe Hernan krespo.Sulmuesi u njoh nga të gjithë në Botën e futboolit profesionist pas dy golave të shënuar sezonin e kaluar në Kupën e Italisë ndaj Juventusit dhe shihej si një e ardhme e futbollit Italian por siç ka thënë edhe ish trajneri I tij Roberto Mançini Baloteli duhet të punojë akoma edhe më shumë se rruga në futboll është shumë e gjatë.Baloteli është grumbulluar edhe nga Kombëtarja Italiane e 21-vjeçarëve që drejtohet nga kaziragi.Të interesuar për sulmuesin zikaltër janë Bolonja që drejtohet nga Mihajlovic ish Zv trajner I Interit dhe disa ekipe angleze.