E Diel, 1 Nëntor 2026

Lika firmos për Bulaspor. Haxhia: “Kontrata e kënaqshme”“Gilmani do të përfitojë në dy vjet një shumë prej 250 mijë dollarësh amerikanë në vit”, - tha në linjë telefonike për Albania-sport.com, agjenti i FIFA-s, Sokol Haxhia.

Mesfushori shkodran Gilman Lika nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Boluspor, vendi i katërt në Kategorinë e Dytë turke. Për futbollistin e talentuar të Kombëtares shqiptare, ky është klubi i dytë turk, pas atij të Hacetepesë, më të cilin luajti sezonin e kaluar.

“Gilmani do të përfitojë në dy vjet një shumë prej 250 mijë dollarësh amerikanë në vit”, - tha në linjë telefonike për Albania-sport.com, agjenti i FIFA-s, Sokol Haxhia.

“Në termat e kontratës është vendosur edhe një klauzolë lirimi të menjëhershëm të Likës, nëse ky i fundit do të ketë një ofertë nga ndonjë klub tjetër. Shuma është vendosur 130 mijë dollarë”, - shtoi Haxhia, i cili gjatë merkatos verore realizoi edhe transferimin e lojtarit të Tiranës, Ansi Agolli te Krivbasi në Ukrainë.

Vetë Gilmani, një prodhim i shkollës shkodrane të futbollit dhe ish-lojtar i Vllaznisë, në një prononcim të tij për mediat sportive shqiptare tha: “Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur, pasi projekti i kësaj skuadre është shumë ambicioz. Është një klub shumë i mirë dhe i organizuar”.

Lika është pjesë e Kombëtares shqiptare, dhe në ndeshjet e fundit ndërkombëtare është aktivizuar si nga ish-trajneri Ari Han ashtu dhe nga ai aktual, Josip Kuzhe.

“Lika vlerësohet si një nga futbollistët më premtues shqiptarë dhe këtë ai e ka dëshmuar me performancën e tij në ndeshjet ndërkombëtare. Gjithashtu, Gilmani ka lënë një përshtypje të mirë nga aktivizimi i tij me Hacetepenë në kampionatin turk, dhe për këtë arsye drejtuesit e Bulosporit këmbëngulën dhe plotësuan kërkesat tona financiare”, - përfundoi agjenti i njohur shqiptar i FIFA-s, Sokol Haxhia, i cili është duke trajtuar edhe një lëvizje të mundshme të Jahmir Hykës te Xhenoa në Itali.

Gilman Lika, mesfushori i Hacettepe Spor, në kampionatin turk edhe golin e fitores 1-0 kundër Denzlisporit, por dhe një gol në fitoren 3-1 të ekipit të tij kundër Ankarasporit.

E Hene, 06 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›