E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj: Politika në Kosovë luftë shtrigash

Fatmir Limaj

Nënkryetar i Partisë Demokratike, Fatmir Limaj, i cili ditë më parë u shpall i pafajshëm për akuzat që i bëheshin për krime lufte si ish-komandat i UÇK-së, ka folur për herë të parë pas një viti, për zhvillimet politike në Kosovë.

Në emisionin Debat të RTK-së, Limaj ka folur për proceset gjyqësore ndaj tij.

Laimaj ka thënë se, është bërë një luftë shtrigash, me qëllim të fitimit të posteve politike, dhe është dikush që ka interes të realizojë agjendën e tij politike, duke më nxjerrë mua nga politika.

Limaj ka theksuar se në këtë intervistë nuk do të përmendë emra, por nuk ka përjashtuar mundësinë që në një moment të caktuar të flas për veprimet spektakolare që në emër të drejtësisë janë bërë ndaj tij. /Kosovanet/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›