E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj, padi Qeverisë dhe kryeministrit

Pak orë pas konfirmimit të aktakuzës, Fatmir Limaj ka deklaruar se aktualisht po përgatit një padi ndaj Qeverisë së Kosovës, pas kërkesës që kjo e fundit i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese për sqarimin e imunitetit të deputetëve.

"Qeveria e Kosovës ka bërë një veprim jo- kushtetues. Koha do ta dëshmojë dhe unë do ta dëshmoj. Nuk do ta lë këtë të heshtur dhe shumë çështje të tjera që kanë ndodhur", ka thënë Limaj. Ai më tej ka shtuar se "nuk e di arsyen pse e ka bërë qeveria këtë, për marketing politik apo presione politike".

Ai ka paralajmëruar për bërjen publike të fakteve, emrave e individëve që i kanë pregatitur të dyja rastet kundër tij, atë të MTPT-së dhe për rastin Kleçka.

Kritika të forta Limaj i ka drejtuar ndaj kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, pasi sipas tij e ka bërë jo funksionale Partinë Demokratike të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›