E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi i popullsisë, INSTAT: Nis në 1 tetor

Instituti i statistikave do të nisë më 1 tetor regjistrimin për të gjithë banorët rezidentë, njësitë ekonomike familjare dhe banesat në Shqipëri. Sipas INSTAT, përzgjedhja e stafit është drejt përfundimit dhe se të gjithë anketuesit do të shpërndahen në të gjithë vendin.

Aktualisht 165 mbikqyrës janë trajnuar për aktivitetet statistikore në terren, ndërsa po punohet për printimin e pyetësorit dhe hartave.

INSTAT në këtë proces po mbështetet nga Eurostat dhe Asistenca Teknike e Bashkimit Europian.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›