E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lind Shqiptarja.comQosja Beni nje gazete te lire

Te tjera rreth shkrimit Shqiptarja.com lind gazeta qe respekton fjalen dhe te verteten PDF Shqiptarja. com faqja e pare Mediave shqiptare po u shtohet edhe nje gazete po u shtohet Shqiptarja.
Numri i mediave shqiptare ndash i gazetave i televizioneve dhe i radiove sot eshte i madh shume i madh por eshte i vogel shqetesueshem i vogel numri i mediave te pavarura vertet te pavarura.

Per arsye te leverdive te ndryshme te privilegjeve te ndryshme te promovimeve te ndryshme politike e shoqerore per arsye se ishin dhe vazhdojne te jene te shantazhuara - disa per arsye se ishin dhe vazhdojne te jene te kercenuara ndash disa te tjera per arsye se jane te blera prej tajkuneve te regjimit ndash disa te treta keto media jane kthyer ne daulle te qeverise ne daulle te grupeve te ndryshme a ne daulle te aneve te ndryshme te interesit. Ato kane shkelur dhe vazhdojne te shkelin standardet profesionale dhe parimet elementare etike te profesionit te gazetarise. Ato jane bere media te tabloidiotizuara banale qe prodhojne genjeshtra shpifje mosdurim urrejtje ne jeten kombetare. Ato jane bere media qe ne thelb cenojne interesat e pergjithshme shqiptare sot.
Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit te numrit te saj te pare une dua te uroj nje gazete te pavarur nje gazete qe nuk do ti sherbeje kesaj a asaj partie ketij a atij klani kesaj a asaj krahine kesaj a asaj feje ketij a atij sekti. Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit te numrit te saj te pare une dua te uroj nje gazete vertet te pavarur nje gazete qe do tu sherbeje gjithe qytetareve te Shqiperise gjithe popullit shqiptar.

Stafi i Shqiptares i pajisur me pervoje te madhe ne gazetarine dhe ne publicistiken e sotme shqiptare eshte premtimi se Shqiptarja do te jete vertet e tille gazete e pavarur ne te cilen do te mendohet vetem per interesat e te gjithe qytetareve te Shqiperise pa kurrfare dallimi te gjithe popullit shqiptar pa dallime partie krahine a feje.

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit te numrit te saj te pare une dua te uroj gazeten e cila ne cdo kohe dhe ne te gjitha kushtet pa iu nenshtruar shantazheve a kercenimeve te mundshme do te paraqese dhe do te mbroje te verteten dhe vetem te verteten. Ne jeten politike shoqerore kulturore artistike shkencore shqiptare sot prodhohen shume shume genjeshtra e mashtrime. Regjisoret e ketyre genjeshtrave dhe mashtrimeve gjenden ne partite dhe ne Qeverine shqiptare kurse kryesit e puneve te tyre te genjeshterta dhe mashtruese ne ministrite dhe ne institucionet e ndryshme shteterore politike kulturore shkencore. Shqiptaret ne pergjithesi sot jetojne te rrethuar prej genjeshtrash dhe me genjeshtra qe po helmojne marredheniet ndermjet njerezve ndermjet subjekteve te ndryshme politike ndermjet shtresave te ndryshme shoqerore. E kuptueshme me genjeshtra dhe nga genjeshtrat njerezit vetem sa ndahen e percahen. Eshte interes kombetar prandaj qe te behet beteje mendore e politike kunder ketyre genjeshtrave mashtrimeve e prodhuesve te tyre dhe te behet beteje mendore e politike kunder tyre me vetedijen se vetem me te verteta i sherbehet afrimit e mirekuptimit te njerezve perparimit te pergjithshem shoqeror.

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit te numrit te saj te pare une dua te uroj gazeten e cila gjithnje pavaresisht prej shantazheve a kercenimeve te mundshme qe ndodh ti behen do te paraqese dhe do te mbroje te drejten. Jane te shumta dhe jane te shumellojshme padrejtesite ne jeten shqiptare sot. Pushteti shqiptar me teper dhe me vrazhde se kurre ne historine e shtetit shqiptar po ben padrejtesi. Partishmerite nepotizmat miqesite krahinorizmat jane bere shkaku i gjithe ketyre padrejtesive te shenuara ne bote vetem ne periudhen e kapitalizmit te eger fillestar. Te vegjlit jane te shperfillur dhe te perbuzur kurse te medhenjte ndash te servilizuar. Pasuria kombetare eshte perqendruar dhe po perqendrohet ne duart e nje numri te vogel te njerezve te zyrtareve politike dhe te tajkuneve qe u sherbejne. Aftesia dija dhuntia merita nuk e percaktojne fatin shoqeror te vetjes Beteja mendore dhe politike kunder padrejtesive ne jeten shoqerore shqiptare sot eshte beteje per paqen shoqerore madje per ardhmerine e popullit shqiptar.
Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit te numrit te saj te pare une dua te uroj gazeten e cila ne cdo kohe e ne te gjitha kushtet do te mbroje standardet dhe vlerat demokratike. Demokracia standardet dhe vlerat demokratike evropiane jane fjalet dhe togfjaleshat me te shpeshte ne gjuhen e sotme politike partiake shqiptare. Me to shpesh here mbulohen permbajtje jodemokratike anakronike a reaksionare vlera te rreme e kundervlera. Le ti perjashtoje Shqiptarja genjeshtrat e tilla prej fjalorit te kryeministrit te Shqiperise le ti perjashtoje Shqiptarja fjalet dhe frazat demokracia vlerat evropiane standardet demokratike integrimi evropian liberalizimi i vizave qyteterimi evropian prej fjalorit politik te kryeministrit te Shqiperise dhe te kryesve te puneve te tij dhe do te shohe se para syve te shqiptareve ne pergjithesi do te dale nje komunist ne te vertete nje stalinist i cili me asgje bash me asgje nuk i shembellen politikanit a shtetarit evropian i cili doemos nderon sovranitetin e popullit i cili doemos nderon dinjitetin e kundershtareve politike i cili doemos zbaton standardet demokratike i cili doemos realizon vlera evropiane me qeverine e tij. Eshte interes kombetar prandaj qe te behet beteje mendore dhe politike kunder ketyre stalinisteve qe vazhdojne te mbahen ne pushtet e te masakrojne demokracine ne jeten shqiptare sot.

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit te numrit te saj te pare une dua te uroj gazeten e cila do te paraqese pa ngurrim dhe do te beje betejen pa ngurrim kunder te gjitha rasteve te racizmit fetar kur e kur edhe racor ne jeten shqiptare sot. Le ti shikojne dhe le ti degjojne kujdesshem gazetaret e gazetaret e Shqiptares paraqitjet zyrtare e jozyrtare te disa pushtetareve shqiptare le ti lexojne shkrimet a librat e disa publicisteve shqiptare le ti lexojne shkrimet ne nje varg sajtesh te autoreve te ndryshem me emra te vertete a te rreme e do te shohin se racizmi fetar qe shprehu kryetarja e Kuvendit te Shqiperise para pak ditesh eshte vetem nje rast si me i dukshem ne morine e rasteve te tilla. Beteja politike dhe mendore kunder racizmit fetar do te duhej te ishte aq me e vendosur dhe aq me e pakursyer sepse ky racizem nuk eshte as gjuhe as sjellje e njerezve te rendomte nuk eshte as gjuhe as sjellje e popullit por e elites se tij politike e kulturore i predikuar ne radhe te pare per shkak te interesave qe pandehin se u sjell atyre ne perpjekjet per karriere sa me te suksesshme ne fushen ne te cilen veprojne per promovime sa me te dukshme nderkombetare

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit te numri te saj te pare e cila si marr vesh do te kete edhe shtojcen javore kulturore me titullin shume tregues dhe shume detyrues Rilindesi une dua te uroj gazeten e cila jo vetem se do te botohet ne gjuhen standarde por edhe do te beje beteje mendore shkencore dhe politike per mbrojtjen e kesaj gjuhe prej atyre qe po bejne perpjekje me te sofistikuara a me te vrazhda per cenimin madje per rrenimin e parimeve mbi te cilat eshte ndertuar ajo. Shqiptarja do te duhej ta beje kete beteje mendore shkencore dhe politike per gjuhen standarde duke i perkujtuar shume shpesh kundershtaret e saj se ajo eshte ndertuar si gjuhe e njesuar le te theksohet si gjuhe e njesuar kombetare ne te cilen eshte i permbajtur i gjithe zhvillimi dhe e gjithe pasuria e te dy dialekteve kryesore shqiptare. Shqiptarja do te duhej ta beje kete beteje mendore shkencore dhe politike per gjuhen standarde duke i perkujtuar ata ndash kundershtaret e saj se gjuhet standarde krijohen jo vetem per arsye shkencore jo vetem per arsye kulturore por me shume se per to per arsye politike qe te bashkojne pjesetaret e nje Kombi. Shqiptarja do te duhej te beje kete beteje mendore shkencore dhe politike per gjuhen e njesuar kombetare duke i perkujtuar shume shpesh kundershtaret e saj se asnje popull ne Ballkan asnje popull ne Evrope sot nuk e humb kohen historike me debate pseudoshkencore dhe pseudokulturore se cili dialekt eshte dashur te behet baze e gjuhes se bere standarde nuk e humb kohen historike me perpjekje krahinore per rrenimin e gjuhes standarde qe ne thelb mund te sendertohen vetem me cenime te renda te perbashkesise kombetare me percarje kombetare

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit te numrit te saj te pare une deshiroj te uroj gazeten e cila do ta tregoje konkretisht ne faqet e saj dhe njekohesisht do te beje betejen mendore e politike per krijimin dhe funksionimin e hapesires se perbashket kulturore shqiptare. Nuk eshte e veshtire te shihet se perpara njezet tridhjete a dyzet vjetesh beheshin shume me teper perpjekje per krijimin e kesaj hapesire se cpo behen sot. Nuk eshte e veshtire te shihet se ndaj hapesires se perbashket kulturore kombetare me teper menjanesi po tregohet ne Shqiperine shteterore sesa ne Kosove. Le te jepen vetem dy shembuj qe pavaresisht pse nuk jane aq te rendesishem prape tregojne shume. Televizioni Top-Channel njeri prej televizioneve me te mira e me te shikuara shqiptare sot ne spicen e vitrines se librave qe e jep te dielave ne lajmet kryesore te ores 19 e 30 minuta paraqet portretet e nje numri te shkrimtareve te Shqiperise por asnje te shkrimtareve shqiptare te Kosoves a te Maqedonise Ne Tirane po jo edhe ne Prishtine sot ndodh te perpilohen antologji te poezise a te tregimit shqip ne gjuhe te huaja vetem me autore nga Shqiperia shteterore. Kjo do te thote se drejtuesit e Televizionit Top-Channel dhe autoret e ketyre antologjive letersi shqipe quajne vetem letersine qe krijohet ne Shqiperine shteterore. A ka nevoje te theksohet se trajtimi i ketille i letersise shqipe eshte i gabuar nga pikepamja metodologjike e shkencore dhe i demshem nga pikepamja politike dhe kombetare. Ne Kosove nje ndarje e tille e letersise shqipe nuk mund te ndodhe ne asnje institucion kulturor dhe ne asnje televizion ndash publik apo privat.

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit te numrit te saj te pare une dua te uroj gazeten e cila do te predikoje dhe do te mbroje idene e bashkimit kombetar shqiptar domethene idene e bashkimit te Shqiperise dhe te Kosoves. Le te mos harroje stafi i kesaj gazete se ideja e bashkimit shqiptar eshte ideja politike dhe historike qe e ka levizur qe e ka cuar perpara deri te clirimi i Kosoves historine shqiptare. Dhe le te mos harroje stafi i kesaj gazete se numri i kundershtareve te kesaj ideje numri i kundershtareve te bashkimit te Shqiperise dhe Kosoves fatkeqesisht po vjen duke u rritur. Arsye per shtimin fatkeq te numrit te ketyre kundershtareve te idese me te rendesishme kombetare ne historine shqiptare po fabrikohen ne Shqiperine shteterore dhe po fabrikohen ne Kosove disa prej ketyre arsyeve jane te perbashketa ne Shqiperi e ne Kosove kurse disa jane te vecanta. Por si arsyet e perbashketa ashtu edhe ato te vecantat ne te vertete jane arsye te feudaleve politike e kulturore te cilet ose deshirojne me shume te jene te paret ne fshat se te dytet a te tretet ne qytet ose ardhmerine historike te popullit shqiptar e mendojne ashtu sic mendojne ata qe mund te shohin vetem deri te kthesa e pare. Shqiptarja do tu sherbeje historikisht interesave kombetare sa duke e predikuar idene e bashkimit shqiptar aq duke e komprometuar ideologjine e ketyre feudaleve.
Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit te numrit te saj te pare une dua te uroj gazeten e cila do te kultivoje dhe do te beje betejen mendore dhe politike per sistemin e vlerave ne te cilin do te jene te permbajtura vlerat mendore kulturore etike te tradites kombetare shqiptare dhe vlerat moderne mendore kulturore dhe etike boterore. Jetojme ne kohe pa sistem vlerash jetojme ne kohe ne te cilen edhe vlerat me te rendesishme me frytdhenese historike kombetare po shperfillen jetojme ne kohe ne te cilen prej qyteterimit dhe kultures bashkekohore boterore me shpesh se vlera po merren prodhime te subkultures qe po ndikojne shfytyrueshem edhe ne vlerat kombetare. Ne jeten tone politike e shoqerore ne radhet e para kane dale shume injorante shume njerez te paskrupuj te cilet kane shume ndikim politik kulturor ne te vertete pseudokulturor dhe shoqeror ne pergjithesi. Beteja mendore kulturore dhe politike kunder ketij ndikimi shfytyrues beteja mendore dhe kulturore kunder vlerave te rrejshme ne te vertete eshte beteje per krijimin e sistemit te vlerave pa te cilin ne do te vazhdojme te shohim dhe do te vazhdojme te degjojme cka po shohim e cka po degjojme shumekund ne jeten shqiptare madje edhe ne Kuvendin e Shqiperise e kur e kur edhe ne Kuvendin e Kosoves

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit te numrit te saj te pare dua te uroj gazeten e cila do te beje betejen mendore dhe politike edhe kunder mbeturinave te realizmit socialist ne gjuhen politike ne manifestimet e ndryshme politike e kulturore ne filmat e ndryshem dokumentare e artistike posacerisht dokumentare ne botimet e ndryshme letrare e shkencore ne gazetari dhe ne publicistike. Cishte realizmi socialist Falsifikim i realitetit Paraqitje bardhe e zi e njemendesise. Glorifikim i te pavertetes. Propagandim i mashtrimit. Do pare disa filma te sotem dokumentare dhe artistike do pare disa manifestime politike e kulturore do lexuar disa vepra letrare shkencore e publicistike do lexuar disa artikuj ne gazeta per tu bindur sesa te pershtrira jane ne jeten ne krijimtarine ne politiken tone mentalitetet permbajtjet falsifikimet ala socrealiste Beteja mendore dhe politike kunder tyre eshte beteje per te vertetat e per vlerat politike shoqerore artistike dokumentare historike shkencore ne jeten tone kombetare.

Beteja mendore politike dhe morale per vlerat e lartshenuara ne njeren ane dhe kunder shfytyrimit e shfytyruesve te tyre ne anen tjeter ne te vertete eshte beteje per vetedijesimin e popullit shqiptar qe tu pergjigjet ne menyrat perkatese politike shkencore kulturore ne pergjithesi sfidave bashkekohore. Ne kemi sot nje elite intelektuale me nje numer pjesetaresh te saj te percare partiakisht e me nje numer tjeter te saj te heshtur por ne nuk kemi ende nje elite intelektuale-demokratike-morale. Beteja mendore dhe politike per krijimin e kesaj elite eshte beteje per ardhmerine shqiptare te liruar prej autoritarizmit primitivizmit dogmatizmit tribalizmit provincializmit eshte beteje per qytetarine dhe per demokracine.

Beteja mendore dhe politike per krijimin e kesaj elite si ndertuese e gjedhes kritike kulturore ne te vertete eshte beteje per shnderrimin e demokracise sone te sotme rurale ne demokraci moderne e kjo domethene eshte beteje per evropianizimin tone te vertete.
E uroj Shqiptaren qe ta beje sa me suksesshem sa me krijueshem kete beteje qe nuk eshte e lehte dhe qe nuk eshte e shkurter. Dhe do ta beje vetem ne qofte se do te jete gazete vertet e pavarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›