E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lumturia si objektiv politik

Dy nga vendet me te zhvilluara ne bote po sjellin nje te re te rendesishme per orientimin e politikave te drejtimit dhe te organizimit te jetes ne vend. Ndersa ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes shpallet Gruaja me e lumtur ne SHBA dhe e drejta e lumturise eshte e shenuar dhe ne Kushtetute ne Britanine e Madhe kryeministri David Cameron dhe qeveria e tij perpilojne nje sondazh te mirefillte Qytetare a jeni te lumtur
Lumturia deri tani objektiv i botes fetare kryesisht i besimit budist induist nis te marre nje rol edhe pse mes shume kundershtive edhe ne Perendim. Qeveria britanike ka shpenzuar 2 milione sterlina per te bere kete sondazh qe nga opozita konsiderohet si humbje kohe dhe parash. Po cilat jane pyetjet qe u drejtohen anglezeve

A jeni te kenaqur per jeten tuaj
Jeni te kenaqur nga bashkeshorti apo bashkeshortja
Si e gjykoni shendetin tuaj fizik dhe mendor
Keni nje pune dhe a jeni te kenaqur
Jeni te kenaqur qe jetoni ne lagjen tuaj dhe a keni frike nga kriminaliteti
Jeni te kenaqur per rrogen qe merrni
Keni marre nje arsimim te mire
Keni besim te politikanet kombetare dhe lokale

Pyetje te thjeshta dhe domethenese per te matur jo vetem xhepin e shtetasve gje qe e bejne insititutet e statistikave por edhe gjendjen shpirterore mireqenien familjare.
Ne Shqiperi jemi ende larg ketyre objektivave. Programet e partive me ambicjet kryesore per pushtet vazhdojne te kene tema shabllone. Sigurisht. Nuk mund te shmangen debatet apo projektimi per gjendjen ekonomike punesimin prodhimin e brendshem turizmin e te drejtat gjinore. Te gjitha keto duhen dhe vlejne. Por njerez te mencur ne bote gjithnje kane deshmuar se lumturia nuk eshte ne proporcion te drejte vetem me mireqenien materiale. Edhe ne Tirane duhet te arrihet te kuptohet kjo e te shnderrohet ne nje objektiv politik pse jo ne nje te ardhme te afert.
Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›