E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindasy Lohan, kishte familje abuzive

Nëna e aktores, Lindsay Lohan ka pohuar se vajza e saj ka një jetë të trazuar për shkak që ajo është rritur nga një baba abuziv.

Dina Lohan, e ka akuzuar ish burrin e saj, Michael se e kishte goditur dhe përdhunuar një here sa kishin qenë të martuar.

Ajo ka vendosur ti thotë këto gjëra hapur pasi ka parë veten e saj në një fotografi të vjetër, me sy të enjtur dhe duke e mbajtur Lindsay-n në dorë.

“Kur Lindsay e pa fotografinë, ajo u çmend dhe tha: ‘Tregoi botës’. Lindasy e ka parë babain e saj duke abuzuar me mua dhe kjo është arsyeja pse ajo është aq problematike”, ka thënë Dina.

Në anën tjetër, Michael, ka mohuar deklaratat e Dinas duke i quajtur, ‘gënjeshtra djallëzore’./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›