Lindë në Strugë, Messi shqiptar!!

Muharrem Shehu nga fshati Velishtë i Strugës është babai i Messit. Djali i tij është emëruar si Messi Shehu. Djali shqiptar ka lindur me 9 prill në një nga spitalet e Strugës, ndërsa i ati as që dyshoj se si ti vë emrin djalit të tij.
"E kam quajtur Messi. Idhulli im i jetës është futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi. Ky emër më ka bërë shumë të lumtur në jetë. Messi për mua është njeriu më komplet në botë. Nuk është vetëm futbolli që ai e luan më së miri në botë, por sjelljet e tij që janë shembull në fushë.
Kam lexuar dhe dëgjuar se ai është një djalë human, dhe se në jetën e tij nuk ka një fakt për ti drejtuar gishtin për të keq. Me kënaqësi të madhe djali im do të mbajë emrin Messi. Unë dua që ai të bëhet futbollist si Messi i vërtetë" deklaroj Muharremi, babai i Messit shqiptar./Indeksonline/