E Diel, 1 Nëntor 2026

Linden takon Topallin Shqiperia ne rrugen e duhur

Ai zhvilloi sot nje takim me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli ne Tirane ku ndodhet per nje vizite tre ditore. Procesi i liberalizimit te vizave ishte nder temat kryesore ku dy homologet u ndalen gjeresisht.

Nga ana e tij zoti Van Der Linden vleresoi reformat e implementuara nga shteti shqiptar ne funksion te ketij procesi dhe e cilesoi kete moment shume te rendesishem per qytetaret shqiptare e vecanerisht per te rinjte te cileve iu hapen dyer te reja per te studiuar si dhe per te ardhmen e tyre. Linden shprehu nevojen e bashkepunimit ne parlament mes grupeve te ndryshme politike pasi kjo eshte ne dobi te vendit.

Bashkepunimi eshte rruga me e mire per te ecur perpara. Grupet e ndryshme kane ide te ndryshme por ajo qe eshte me e mire eshte se te gjithe duhet te bashkepunojne ne dobi te vendit u shpreh Van der Linden. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli theksoi se parlamenti dhe gjithe institucionet shqiptare vazhdojne ta shohin si nje axhende te rendesishme te tyre dhe me nje sens te madh pergjegjesie konsolidimin e arritjeve ne rrugen e reformave.

Ajo garantoi se institucionet shqiptare do te plotesojne te gjitha detyrimet qe lindin nga procesi i liberalizimit te vizave. Ne kuader te heqjes se vizave i kemi shpjeguar cdo qytetari se sa e rendesishme eshte respektimi i afateve te vendosura si dhe te qenit i vetedijshem se heqja e vizave nuk do te thote te shkosh te punosh ne vende te tjera por ky eshte nje dimension i jashtezakonshem per qytetaret qe duan te levizin u shpreh Topalli.

Gjate vizites se tij ne Tirane me ftese se Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli kryetari i Senatit holandez eshte takuar me kreret me te larte te shtetit me Presidentin e Republikes Bamir Topi Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama.

2010-10-20 1728

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›