E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindi fëmijën me defekte, nëna padit klinikën private ku bëri analizat

Tiranë- Një grua nga kryeqyteti, së bashku me vajzën e saj vetëm një vjeçe, ka paditur një mjek dhe një klinike private analizash, duke i kërkuar gjykatës që klinika të paguajë dëmin e shkaktuar. Gruaja ka lindur një fëmijë me defekte fizike, ndërkohë që mjeku i kishte thënë vazhdimisht se femija ishte normal.

Paditësja F. Baci dhe e bija e saj e mitur ka një histori të rrallë, ndërkohë që padia e saj pritet të merret në shyrtim nga gjykata civile në 18 janar të 2013 nga gjyqtari i dhomës civile Arben Mullaj.

Gazeta IDEA siguron edhe padinë e bërë nga gruaja në gjykatë. Sipas saj, gjatë kohës kur ajo ka qenë shtatzënë, ka kryer vizitat dhe analizat se në klinikën Gamma, në laboratorin e analizave kimiko-klinike, ku ka zhvilluar kontrollet mikrobiologjike dhe hormonale.

Sipas saj, mjekët nuk ia kanë treguar të vërtetën e shtatzanisë së saj, pra gjendjen e fëmijës. Gruaja i thotë gjykatës se gjatë shtatzanisë, mjeku i paditur Shklëlqim Basha, i specializuar si gjinekolog, ka kryer gabim profesional. Konkretisht, gruaja shprehet se gjatë analizave, mjekët i kanë thënë asaj se shtatzania ishte pa probleme dhe se fëmija ishte në gjendje normale shëndetësore.

Por, gruaja është shokuar kur ka parë gjendjen e vajzës së saj menjëherë pas lindjes. Ajo ka mësuar se foshja kishte defekte në trup, e konkretisht difekte të mungesës së gjymtyrës. Gruaja e ka kryer padinë në emrin e saj dhe të vajzës së lindur, e cila aktualisht është një vjeçe, ndërkohë që gjykata nuk e publikon kontekstin e plotë të padisë së rrallë për shkak të mos çeljes së gjykimit, proces i cili është caktuar për tu zhvilluar në fillim të vitit tjetër.

Paditësja kërkon shpërblim dhe kompesim të dëmit pasuror dhe jo pasuror, duke e lënë në dorën e gjyqtarëve se sa është shuma e dëmit të shkaktuar asaj dhë fëmijës së saj.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›