E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, pritje për 100 vjetorin në ambasadën shqiptare

27-11-2012 / Gazeta 55

Çejku: Shqipëria faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon

Ambasada shqiptare në Shkup organizoi një pritje solemne, në të cilën ishin të pranishëm përfaqësuesit diplomatik të akredituar në Maqedoni dhe zyrtarë të institucioneve të Maqedonisë. Lideri i BDI-ë, Ahmeti dhe rektorët e universiteteve uruan që kombi shqiptar të ketë të ardhme më të ndritur.
Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, ambasada e Shqipërisë në Shkup organizoi pritje për përfaqësuesit e trupit diplomatik në Maqedoni dhe përfaqësuesit e institucioneve më të rëndësishme në vend. Ambasadori shqiptar Arben Cejku në fjalën e tij përpara të pranishmëve foli për rëndësinë e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa theksoi edhe rolin faktorizues që ka Shqipëria për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ndërsa lideri i BDI-së dhe rektorët e universiteteve shqiptare uruan për një të ardhme më të mirë të kombit.
Ditëve të fundit Shkupi ka qenë qendra e manifestimeve për shënimin e ditës së flamurit dhe 100 vjetorit të shtetit shqiptar, ndërsa manifestimi qendror u mbajt të dielën në mbrëmje, në të cilin morën pjesë 15 mijë qytetarë dhe dy kryeministrat shqiptarë, ai i Shqipërisë, Sali Berisha dhe i Kosovës, Hashim Thaçi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›