Lindshmëria më e ulët në tri dekada, Civici: Me këto ritme pas 10 vjetësh s’do kemi më punëtorë

Viti 2023 solli edhe shifrën më të ulët të lindshmërisë në Shqipëri gjatë 33 viteve të fundit sipas Institutit të Statistikave.
Në shkallë kombëtare lindjet ranë me 10 përqind në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022.
Qarqet me rënien më të madhe janë Kukës më 18.5 përqind për të vijuar me Lezhën, Dibrën, Shkodrën. Këto shifra janë tregues shqetësues për ekspertin e ekonomisë pasi do të sjellin pasoja afatgjatë në ekonominë e vendit.
Për të parandaluar plakjen e popullsisë sipas ekspertit të ekonomisë Adrian Civici duhet ndërhyrje e menjëhershme.
Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se, në të gjithë vendin vitin e kaluar kanë lindur 22,210 bebe duke bërë që norma e fertilitetit të bjerë në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi e duke u krahasuar me të dhënat e Eurostat, Shqipëria shihet të ketë normat më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën dhe Maltën.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/