Rend i ri botëror? Masoni Meksi: Jam skeptik, por ka grupe që duan të monopolizojnë pushtetin

Masoni Marin Meksi është shprehur skeptik për teoritë konspirative që qarkullojnë në botë për çështje të ndryshëm duke thënë se kjo ndodh pasi një grup njerëzish ekzagjerojnë disa fakte pasi “duan të besojnë atë që duan”. Lidhur me Urdhrin e Masonerisë, Meksi tha se qeveritë në të shkuarën kanë hedhur një vello të zezë mbi të përmes propagandës, por në fakt ky urdhër sipas tij nuk është as fe dhe as pushtet, por ka vendosur në të kaluarën një balancë mes regjimeve totalitare dhe humanizmit.
I ftuar në “Jetë Shqiptare” në RTSH, Meksi tha se nuk beson as tek një rend i ri botëror ku pushteti do lokalizohet në një grup të caktuar.
“Është një teorie njohur si perceptimi i modelit iluziv që është ajo çfarë njeriu do të besojë. Ekzistojnë tentativa të grupeve të caktuara për të pasur sa më shumë pushtet, pra për monopolizim të pushtetit dhe është një luftë e brendshme edhe e përjetshme mes tyre. Në një krah është besimi dhe feja që bën një punë shumë të mirë, në anën tjetër janë qeveritë dhe kanë një rol shumë të rëndësishëm. Teoritë konspirative mbi Masonerinë janë hedhur nga makina e propagandës. Në të kaluarën qeveritë ka hedhur një vello të zezë mbi këtë urdhrin e Masonerisë. Në teoritë konspirative jam skeptik, por ka grupime të caktuar që duan të monopolizojnë pushtetin dhe ekonominë. Sot masoneria është e hapur në të gjithë botën, ajo nuk është aq fe as pushtet, është urdhër që besojmë në diçka më të madhe
Sot Masoneria ka të tjera funksione që nga aktivitetet kulturore, shkencore, artistike, bamirësie. Në kohët kur pushtetet totalitare kanë qenë kundër humanizmit, atëherë baraspesha mes së mirës dhe të keq ka qenë Masoneria. Dyshoj për një rend të ri botëror, unë besoj në ligj, unë besoj te struktura të ndërtuara si NATO dhe asnjë nga palët nuk do luftë. Më tepër e quaj një luftë të ftohtë një lloj propagande se sa një realit. Do të jetë gjithçka në prizmin utopik se sa në realizmin e tij”, tha Meksi.
/rtsh.al/