E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindur në Lushnje, por "maskohej" si gjeorgjian! Zbulohet emri që përdorte Laert Haxhiu në Greqi

Lindur në Lushnje, por "maskohej" si gjeorgjian! Zbulohet emri

Laert Haxhiu, i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare është arrestuar ditën e sotme nga Policia greke me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

31-vjeçari, i lindur në Lushnjë u arrestua në Janinë dhe me vete kishte leje qëndrimi të falsifikuar. Mësohet se, në momentin që Haxhiu është arrestuar nga efektivët grekë ishte “maskuar” si gjeorgjian dhe përdorte dokumenta false me emrin Mikis Askalidis.

Letrat e qëndrimit në shtetin grek ishin false por përdoreshin prej kohësh nga 31-vjeçari i dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes.

Haxhiu është i akuzuar për vrasjet e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, ndodhur 6 vite më parë në qytetin e Lushnjes.

Gjithashtu lidhur me këtë ngjarje është i përfshirë dhe Anterio Kaloshi se së bashku me Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun kanë kryer atentatin në Lushnje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.

Atentati i 2017-ës, i cili mori emrin masakra e Lushnjes, dyshohet se kishte shkasë një ngjarje të vitit 2016, ku u tentua të ekzekutohej nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Breshëritë e Kallashnikovit të hasmëve të Aldo Bares lanë të vdekur Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën. Viktimat njiheshin si miq të ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares. Nipin e të fortit të Lushnjës e ndihmoi fati. Ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes vetëm pak minuta para atentatit.

LEXO EDHE: Arrestohet në Janinë i shumëkërkuari Laert Haxhiu, autori i dyshuar i masakrës së Lushnjës

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›