“Luanesha e Ballkanit”, 20-vjeçarja kosovare dënohet me burg për terrorizëm
Një 20-vjeçare nga Kosova, është dënuar me 4 vite burg për terrorizëm ndërkombëtar.
Policia italiane, arrestoi 20-vjeçaren Bleona Tafallari në nëntor të 2021, pasi dyshohej se ishte pjesë e “Luanëve të Ballkanit”, organizatë e cila i përket ISIS.
Bleona Tafaj, me vendbanim në Milano, ishte dënuar më parë me 3 vite e 4 muaj burg, por akuza e saj për terrorizëm ndërkombëtar u reduktua, duke e u dënuar për “nxitje për kryerjen e krimeve me rrethana rënduese”. Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e zëvendësueses Daniela Meliota të Prokurorisë së Përgjithshme, të drejtuar nga Françeska Nanni.
Sipas hetimeve të Prokurorisë Italiane, Bleona Tafallari, përveçse ishte përfshirë në radikalizmin xhihadist, ajo gjithashtu do të angazhohej në rekrutimin e të miturve.
Sipas medieve italiane, nga fundi i nëntorit, Tafallari ka dalë nga burgu dhe tani ndodhet në arrest shtëpie. Si masë parandaluese asaj i janë ndaluar përdorimi i rrjeteve sociale dhe përdorimi i internetit.
20-vjeçarja ka qenë e martuar me një shtetas Kosovar, i cili gjithashtu ishte militant i ISIS qw kishte lidhje direkte me autorin e masakrës së Vienës më 2 nëntor 2020. Në shtator të 2021, Bleona Tafallari kishte ardhur në Milano për të rinovuar kartën e saj të identitetit dhe për t’iu nënshtruar vaksinës së Covid-19. Ajo jetonte në shtëpinë e vëllait të saj në Via Padova. Në një telefonatë të përgjuar nga autoritetet italiane, 20 vjeçarja kishte thënë: “Do të martohem me një muxhahidin dhe mezi pres të vdes me të e përmbytur me gjakun e perëndimorëve”.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
