E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Linja direkte ajrore Tiranë-Sofje, një mundësi më shumë për shkëmbimet turistike

Shqipëria dhe Bullgaria po intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Në një aktivitet të organizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës të enjten, operatorët turistike bullgarë kanë zhvilluar takime me homologë të tyre shqiptarë me qëllim promovimin e turizmin dhe krijimin e një ure bashkëpunimi më të ngushtë mes tyre në industrinë turistike.

“Para pandemisë, Shqipëria ishte një nga tregjet më të preferuar dhe në rritje për turistët bullgarë. Vendosja e linjës direkte tani mendoj se që do t’i japë një intensifikim më të madh jo vetëm shkëmbimeve në fushën e turizmit, por edhe ën fushën e biznesit dhe në fusha të tjera. Duhet të bëjmë ç’të jetë e mundur për ta intensifikuar edhe më tej.” tha Donika Hoxha, ambasadore e Shqipërisë në Bullgari

“Mund ta përshkruaj Shqipërinë me tre fjalë, vend I bukur, njerëz miqësorë dhe fqinj I mirë. Mendoj se kjo është një mundësi e mirë. Bullgarët nuk dinë shumë për Shqipërinë. Ju keni ruajtur traditën e ushqimeve tradicionale dhe keni mësuar shumë nga njerëzit që shkojnë jashtë vendit. Detyra jonë është të mbështesim sektorin e turizmit dhe të promovojmë turizmin mes dy vendeve.” tha Ambasadori bullgar në Shqipëri, Momtchil Raytchevski

Gjatë vitit 2019, sipas të dhënave zyrtare në Shqipëri erdhën rreth 46 mijë turistë nga Bullgaria, duke e listuar vendin ndër 15 shtetet me prurjet më të larta të vizitorëve, ndërsa numri i shqiptarëve që udhëtuan drejt saj arriti në 37 mijë persona.

Me lançimin e linjës së re direkte mes shteteve, pritet që numri i turistëve bullgarë të rritet ndjeshëm. Aktualisht, fluturimet nga Aeroporti i Rinasit drejt Sofjes.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›