E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Guvernatori Sejko: Lufta në Ukrainë ul pritshmëritë për një rritje të fortë ekonomike në vendin tonë

Lufta në Ukrainë ul pritshmëritë për një rritje të fortë ekonomike në vendin tonë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi sot se ekonomi botërore dhe ajo shqiptare do të vijojë të jetë nën goditjet për shkak të luftës. Kjo, sips tij, shihet më qartë tek rritja e çmimeve, si dhe rritja e inflacionit.

“Ekonomia botërore dhe ajo shqiptare do vijojnë të goditen nga lufta. Goditja ka rritur çmimet dhe shtuar pasigurinë. Inflacioni është rritur, ndërsa ekonomia po ngadalësohet. Inflacioni do jetë mbi objektivin, ndërsa goditja e ofertës do jetë më e fortë sesa ishin pritshmëritë. Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet kanë sjellë ndërprerje në prodhim dhe shpërndarje. Bankat kanë shtrënguar politikat. Në tremujorin e parë të vitit inflacioni ishte 4.4%. Rritja e inflacioni u ndikua nga shtrenjtimi i naftës dhe i ushqimeve. Rritja e normës së interesit ka favorizuar stabilizimin e kursit të këmbimit. Por efekti i saj nuk është shfaqur ende i plotë. Përgjatë vitit 2022 inflacioni do të jetë në kushtet aktuale. BSH do të monitorojë me kujdes rritjen e inflacionit dhe mbetet e gatshme për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme. Pavarësisht pasigurisë, politika monetare do të jetë stimuluese për gjithë periudhën në vijim.”, tha zoti Sejko.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›