"Lionel Mesi, me i mire i tere historise se futbollit"
Trajneri i Barcelones, Pep Guardiola e ka pershkruar me superlativa futbollistin kryesor te ekipit te tij, Lionel Mesi, pas performances qe ai tregoi ne ndeshjen e fundit te kampionatit spanjoll. Lionel Mesi realizoi nje triplete ndaj Real Zaragozes dhe ishte tregoleshi i tij i dyte ne kampionatin spanjoll. Aktualisht Lionel Mesi ka shenuar plot 34 gola, ne te gjitha kompeticionet dhe 11 ne pese ndeshjet e fundit, duke shenuar nje tjeter performance te shkelqyer, cka ndihmoi skuadren e tij qe te fitoje thellesisht, 4-2, duke mbajtur te larta pretendimet per fitimin e kampionatit spanjoll. Mesi shkelqeu edhe ne mesjave, ndaj ekipit te Shtutgardit, ne nje ndeshje te vlefshme per "Champions League". "Flisni me mire ju vete me superlativa per te, une po iki", - theksoi trajneri katalanas, Pep Guardiola, pas ndeshjes se fundit ndaj Real Saragozes. "Tani ai mendoj se eshte nje lojtar i jashtezakonshem, - shton trajneri katalanas, - ai eshte nje lojtar teper deciziv ne fushen e lojes". Mesi ishte ne dyshim per te luajtur ndaj Saragozes, sepse kishte pasur nje demtim te lehte gjate ndeshjes se kaluar. Guardiola e pranon se e kishte te veshtire qe te linte jashte fushes lojtarin argjentinas. "Mesi kishte dhimbje para ndeshjes. Ne mengjes e kam pyetur se si kishte ecur me demtimin dhe ai me tha se ishte me mire. Para ndeshjes e pyeta nese kishte deshire qe te luante dhe ai u pergjigj se po, e pyeta se sa minuta dhe me tha se donte te luante gjate gjithe ndeshjes. Ai ka gjithmone deshire qe te luaje, si ne nje finale te Liges se Kampioneve, ashtu edhe ne nje perballje me ndonje skuader te kategorise se trete". Mesi ka arritur qe te realizoje gjithsej 25 gola, ne "Primera Divizion" gjate ketij sezoni dhe do te marre me siguri Kepucen e Arte ne Evrope, ku aktualisht po rivalizon me Uejni Runin. Presidenti i Barcelons, Joan Laporta beson se "Lojtari i Vitit", dhene nga FIFA, e ka reklamuar tashme veten e tij, si lojtarin me te mire ne bote. Ai theksoi: - "Mesi ka treguar edhe nje here, se eshte nje lojtar i mrekullueshem dhe, padyshim, nje lider i vertete i ekipit te Barcelones",- shprehet Laporta. "Ai eshte lojtari me i mire ne bote dhe lojtari me i mire ne historine e futbollit. Mes Krojfit dhe Maradones mendoj se ai eshte lojtari me i mire qe kam pare te skuadra e Barcelones", - thekson trajneri katalanas, Pep Guardiola.