Lionel Messi, po i afrohet rekordi i ri

Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi nesër do të ketë rastin që të regjistrojë një rekord të ri në futboll. Superylli argjentinas nëse i shënon nesër gol Celta Vigos do të kompletoj rekordin për ti shënuar gol secilës skuadër në La Liga.
Për më tepër, Messi nëse shënon do të thelloj rekordin e tij për gola në ndeshjet me radhë.
Në 18 ndeshjet e fundit, Super Messi ka shënuar 29 gola. Messi është afër që të kaloj rekordin e tij për të arritur më shumë se 50 gola në kampionat, rekord të cilin e mbanë nga viti e kaluar./Indeksonline/