Megjithë protestat, Greqia mbyll 20 për qind të fakulteteve

Megjithë protestat e studentëve dhe mospajtimit të një pjese të koalicionit në pushtet, Parlamenti i Greqisë ka miratuar reformën në sistemin e arsimit të lartë, që parashohin mbylljen e një të pestës (20 për qind) të fakulteteve, apo shkrirjen e tyre me institucionet e tjera të arsimit të lartë në këtë vend.
Gjatë votimit në parlament, protestës së studentëve iu bashkuan edhe rreth 3 500 qytetarë, ndërsa ndodhi edhe përplasja me policinë e cila u mbrojt me përdorim të gazit lotsjellës, pasi studentët ishin të “armatosur” me shufra bejsbolli.
Në botë ekzistojnë rreth 25 000 universitete, kurse në Evropë rreth 5 000.
Universiteti më i madh gjendet në Islamabad të Pakistanit, ku studiojnë rreth 2 milionë studentë. Në universitetin e New Delhit në Indi studiojnë 1.7 milion studentë, kurse në Teheran, kryeqytetin e Iranit, 1.3 milion studentë.
Universiteti më i madh në Evropë është Universiteti i Anadollit në Stamboll, ku studiojnë rreth 700 000 studentë./Indeksonline/