E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi: Kampionati është ende i hapur

“Kampionati i Serisë A është akoma i hapur. Të flasësh për një kampionat që konsiderohet i mbyllur pas vetëm 14 javësh më duket e ekzagjeruar”, nënvizoi Lipi, që u është shmangur parashikimeve mbi rezultatin e ndeshjes dhe komenteve mbi krizën e Juventusit.

Ndërkohë, Xhankarlo Abete, presidenti i federatës përpiqet të zbusë tensionn në lidhje me koret raciste në drejtim të Mario Balotelit nga ana e tifozëve bardhezinj. Ai ka theksuar se gjithçka duhet t’i lihet fushës, sepse është një ndeshje e madhe, ku përplasen ekipet më me emër në Itali. Gjithashtu, sipas tij, nëse rregullat shkelen, do të ketë masa ndëshkimore.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›