E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barrot: Shumë shpejt vizat edhe për Shqipërinë

Ai tha se jemi në një moment shumë të bukur dhe se Lisbona ishte një sukses për qytetarët evropiane, duke shtuar se liberalizimi i vizave ka të njejtën rendësi për qytetarët e Ballkanit.

 “Ne po bëjmë ç’është e mundur për të dërguar ekspertët në kohën e dëshiruar, gjatë vitit 2010. Gjithçka më bën të mendoj se ky dialog i vizave do të arrihet. Ne jemi gati ta ndihmojmë Shqipërinë, ashtu sikundër dhe Bosnjën, që t'i përmbushin mirë kriteret e nevojshme”, u shpreh Barrot.

 Ai bëri të ditur se misionet e ekspertëve do të vlerësojnë në terren punën e bërë nga dy vendet, Shqipëria dhe Bosnja, mision i cili do të filloj tani në dhjetor dhe do të zgjasë deri në shkurt të vitit 2010. Kriteret kryesore në udhërrëfyesit e liberalizimit të vizave, kanë të bëjnë me kontrollin kufitar, sigurinë e pasaportave, korrupsioni dhe lufta ndaj krimit të organizuar si dhe të drejtat themelore.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›