Lipi: Nuk do të rikthehem në asnjë mënyrë tek Juve
Milano - Tekniku i përfaqësueses italiane, Marçelo Lipi, shuan përfundimisht çdo hipotezë për rikthimin e tij në krye të skuadrës së Juventusit. Ish-trajneri i “Zonjës së Vjetër” deklaroi përpara gazetarëve se nuk do të marrë asnjë lloj roli tek kjo skuadër.
“Nuk do të rikthehem tek Juventusi, as si trajner, dhe as si drejtor teknik. A jemi të qartë?”, ishte deklarate prerë e Marçelo Lipit, e cila i vë kapakun të gjithë zërave të fundit në mediat italiane.
Trajneri Lipi e ka drejtuar dy herë më parë skuadrën e Juventusit, me të cilën ka arritur të fitojë gjithçka. Aktualisht ai është rikthyer sërish në drejtimin e Italisë, nga e cila u nda pas fitimit të botërorit “Gjermani 2006”.