E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF përcakton gjyqtarët e javës së 30-të

Tiranë - Federata Shqiptare e Futbollit përcakton gjyqtarët e takimeve për javën e 30-të të Super Ligës.

Ndeshja kryesore e kësaj jave, ajo që do të luhet në Kavajë midis Besës dhe Tiranës do të gjykohet nga Elvis Peza. Sfida tjetër e rëndësishme, ajo mes Shkumbinit dhe Vllaznisë do të gjykohet nga Taullau.

Dinamo-Lushnja do të ketë gjyqtar të parë Lorenc Jeminin. Sokol Çekaj do të gjykojë ndeshjen e Durrësit mes Teutës dhe Bylisit.

Sfida e kryeqytetit Partizani-Apolonia do të gjykohet nga Sokol Jareci. Ndërkombëtari Albano Janku do të gjykojë sidën delikate midis Elbasanit dhe Flamurtarit.

Ndeshjet e javës së 30-të do të zhvillohen të gjitha ditën e shtunë në orën 17:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›