E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi: Pres vetëm fitore nga Italia ime

Romë - Marçelo Lipi shprehet tepër optimist për Italinë në prag të ndeshjes me Irlandën për eliminatoret e kampionatit botëror. Trajneri i kampionëve të botës kërkon nga të besuarit e tij të japin maksimumin për të marrë një trepikësh në këtë përballje.

“Unë pres vetëm fitore, sepse Italia gjithmonë luan për fitore përballë çdo kundërshtari të saj, por, pa anashkaluar respektin ndaj tyre, -shprehet Marçelo Lipi për Sky Sport Italia. -Trapatoni është një trajner i madh, i cili di si ta arrijë më të mirën nga lojtarët e tij. Irlanda ka vetëm dy pikë më pak se ne, për më tepër që kanë luajtur shumë mirë në këto eliminatore”.

Italia udhëheq Grupin 8 me 13 pikë, ndërsa Irlanda ndodhet në vendin e dytë me 11 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›