E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali nuk duhet të rinovojë kontratën me Kanavaron

Madrid - Reali i Madridit nuk duhet të rinovojë kontratën me futbollistin itialian Fabio Kanavaro. Ky është përfundimi i sondazhit të bërë nga prestigjozja spanjolle Marca. 54 për qind e tifozëve që kanë marrë pjesë në votim i kanë thënë jo këtij rinovimi.

Kontrata e Kanavaros me Realin e Madridit skadon në qershor të këtij viti, dhe deri tani nuk është marrë asnjë hap nga të dyja palët për rinovimin e saj. Interes për mbrojtësin 35-vjeçar ka shfaqur së fundmi skuadra e Napolit në Serinë A, në radhët e së cilës aktivizohet edhe vëllai i Fabios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›