E Hënë, 2 Nëntor 2026

Liqeni i Paskuqanit, pol ekoturistik i kryeqytetit

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Parku i liqenit të Paskuqanit po frekuentohet nga gjithnjë e më shumë qytetarë të të gjitha moshave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna e përditshme në këtë park.

Parku i Ri i bashkisë Kamzë është kthyer në model të forcës së transformimit të gjelbëruar me 32 mijë pemë, për të shërbyer si një tjetër pol ekoturistik i qarkut të Tiranës.

Parku i Liqenit të Paskuqanit ka tashmë pedonalen e re, ndërsa infrastruktura e parkut përfshin sheshpushime dhe korsi biçikletash.

Liqeni i Paskuqanit, nga një vend ferrash e plehrash, është kthyer në mushkëri të gjelbër për zonën por edhe për kryeqytetin.

Parku mirëpret jo vetëm banorët e bashkisë së Kamzës, por të gjithë ata që duan të shijojnë ajrin e pastër, peizazhin fantastik, zogjtë e shumtë, hapësirën ku fëmijët mund të luajnë.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›