Liqeni i Shkodrës, i preferuari i turistëve

Liqeni i Shkodrës mbetet një nga destinacionet turistike më të preferuara në rajonin e Shkodrës. Ky liqen është një nga potencialet e rëndësishëm turistik jo vetëm për turizmin natyror por edhe atë kulinar, historik dhe kulturorë.
“Në lidhje me turizmin natyror, interesi i turistëve është për të zhvilluar disa lloje aktivitetesh në liqen sikurse është kundrimi i shpendëve, xhirot me varka, zhvillimi i sporteve ujore”, tha Aurora Piroviq, operatore turistike.
Numri i vizitorëve po vjen në rritje nga viti në vit thonë operatorët turistik ku kryesisht turistët vijnë nga Evropa.
“Numri i vizitorëve po vjen çdo vit e në rritje dhe sidomos turistë që vijnë nga Evropa perëndimore, Evropa nordike, janë turistët më të interesuar”, tha operatorja turistike.
Liqeni i Shkodrës ofron mundësi argëtimi dhe kënaqësie për të gjithë turistët që dëshirojnë të shijojnë turizmin aktiv. Ekosistemi i liqenit ushqen faunën dhe florën e pasur dhe unike, duke e shndërruar atë në një qendër të rëndësishme biodiversiteti në Evropë.
/RTSH/