E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirak Bejko përcillet në banesën e fundit

Pas homazheve që bënë qindra miq, shokë, të afërm dhe familjarë, Lirak Bejko, u përcoll për në banesën e fundit.

Lotët dhe dhimbja i ka shoqëruar gjatë 2 orëve që u kryen homazhet në ambientet e Institutit të Integrimit të të Përndjekurve politikë. Shokët e tij të bashkëvuajtjes gjatë dhe pas ngushëllimeve kërkuan vazhdimin e protestave.

Trupi i Lirak Bejkos u shoqërua nga miqtë dhe të afërmit e tij për në varrezat e Sharrës.

Nën sfondin e Himnit të Flamurit shokët e tij të burgut në kohën e diktaturës dhe pjesëmarrësit e grevës së urisë e shoqëruan arkëmortin me trupin e të ndjerit drejt banesës së fundit duke konsideruar aktin e tij si të një heroi të demokracisë./ TCH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›