Liri Berisha: Së shpejti, një qendër terapie intensive në periferi të Tiranës Liri Berisha

Presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, Liri Berisha, vlerësoi sot se është e rëndësishme të kthejmë kokën dhe të kemi vëmendjen ndaj personave me aftësi të kufizuara. Në fjalën e mbajtur në qendrën “Fluturo për Jetën” në Tiranë, një vit pas ngritjes së kësaj qendre zonja Berisha vlerësoi se “sot kanë avancuar drejt idesë jo vetëm të një qendre, por të një kompleksi me disa ndërtesa ku do të trajtohen disa grupmosha fëmijësh në nevojë”. “Brenda disa vitesh kjo qendër, do të shndërrohet në një shërbim të mirëfilltë për teraupistët dhe specialistët që do të punojnë me fëmijët autikë në Shqipërisë”, bëri të ditur Presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”. Ajo tha se gjithashtu i njohu të pranishmit edhe me nismën për një program trajnimi për një periudhë tre mujore për prindërit e këtyre fëmijëve, për të mundësuar shërbimin e tyre, dhe për t'i bërë ato aktorë realë për rehabilitimin e fëmijëve të tyre. Sipas saj, së shpejti do të ngrihet një qendër terapie intensive në periferi të Tiranës, një qendër e përmasave ndërkombëtare, e cila tashmë ka nisur. “Kjo qendër do të jetë një kompleks me disa ndërtesa ku do të trajtohen grup mosha të ndryshme, me një numër të madh funksionesh dhe shërbimesh terapeutike jo vetëm për fëmijërinë e hershme por edhe për fëmijët mbi 6 vjeç”, sqaroi zonja Berisha.