E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Njerez te humbur", nje tjeter version per zhdukjen e Shpend Bucaj

Programi javor "Njerez te Humbur" edhe kete te premte erdhi me nje seri verifikimesh te reja per personat e humbur. Nepermjet transmetimit direkt ne valet e televizionit "Klan", nen drejtimin e Aida Shtinos te tjera histori u bene pjese per here te pare e ketij emisioni. Si gjithnje programi gjeti mbeshtetjen e shqiptareve kudo ne bote qe telefonuan per te ndihmuar, nepermjet informacioneve qe kishin dhe per te shkuar dhe verifikuar ne vendet qe permendeshin si pista kryesore te njerezve qe kerkohen ne "Njerez te Humbur". Per here te pare nje histori nga Kosova, u publikua per publikun e gjere. Shpend Bucaj nga Prishtina, ka humbur perpara 28 vitesh nga Mali i Zi. Asnje e dhene me tej nuk i ka dhene mundesine familjes se tij, qe te kerkoje per te. Sot shpresat nuk kane reshtur dhe pas anuncimit ne studio te historise se tij, mberriten deshmi pozitive qe dhane shenja jete per 46 vjecarin nga Kosova. Pjeses se dyte te emisionit ju kushtua nje tjeter historie qe tregonte ironine e fatit ndaj nje motre me vellain e saj te ndare qe ne vogeli. Nje histori e dhimbshme e Fidalete dhe Lejmos Hasanaj, te cilet ne moshe te vogel fati nuk ju dha mundesine qe te qendronin se bashku. Per arsye ekonomike dhe shendetesore prinderit e tyre i lene te dy femijet ne shtepine e femijes. Por me tej fati i ndan dhe Fidaletja ndjen mallin e madh per t'u ribashkuar me vellain e saj. Nje lajm i mire mberriti per te, pasi deri ne vitin 1975 nje person me emrin Lejmos Hasanaj dhe me datelindjen e tij ka jetuar dhe punuar ne Patos. Gjithashtu, interesimi eshte bere edhe ne rruge zyrtare duke u interesuar ne shtepine e femijes ne Sarande, por aty nuk figuronte asnje person me emrin Lejmos Hasanaj dhe per me teper te kishte te njejten datelindje. Interesimi eshte bere edhe ne shtepine e femijes ne Korce, pasi mendohet se ne vitin 1967 Lejmosi mund te kete kaluar nga Saranda per ne Korce, por serish nuk kishte asnje person ne regjistrat e shtepise se femijes se Korces qe kishte datelindjen e Lejmos Hasanaj. Te gjitha keto kerkime jane bere nga stafi i emisionit investigativ "Njerez te Humbur" dhe verifikimet jane bere ne kohe reale, pikerisht aty nga ku vijne informacionet per personat e humbur.
Kerkohet Shpend Bucaj, i humbur prej vitit 1982
Per 28 vite mister historia e Shpend Bucaj kerkon te zbardhet ne "Njerez te Humbur". Ngjarja e tij ka ndodhur ne 1 korrik te vitit 1982. Ai ndodhej ne Kamenove te Malit te Zi se bashku me familjen per te kaluar pushimet e veres. Ne mbremje se bashku me 2 shoke, marrin nje varke per te shkuar ne Becic, vend tjeter turistik i Malit te Zi. Pasi kishin kaluar me varke disa metra te 3 djemte vune re se koha po perkeqesohej dhe rryma e ujit nuk po i conte ne destinacionin e tyre. Gjate rruges ata humbasin edhe lopatat dhe mbeten ne mes te detit te hapur pa uje dhe ushqim. Paraditen e 2 korrikut ata arrijne te shohin bregun e tokes, mirepo rryma e ujit serish nuk ishte ne favorin e tyre dhe po i largonte ata ne ane te kundert. Te gjendur mes veshtiresish, Shpendi hidhet nga varka per te shkuar me not drejt bregut te tokes dhe per te kerkuar ndihme. Ne kete moment Shpendi humbet mes dallgeve te detit dhe asnjehere nuk u morr vesh se c'fare ndodhi me te. Per fat te mire dy djemte e tjere arrijne te mbijetojne dhe menjehere fillon kontrolli ne ujerat e detit Adriatik, sepse dyshimi i vetem i madh ishte se Shpendi mund te ishte mbytur. Pas kerkimesh me palombare nuk u arrit asnjehere te gjendej ndonje trup i pajete. Kjo ndezi shpresat per familjen e Shpendit, se ky i fundit mund te jete gjalle. Interesimet ne ate kohe ishin te vazhdueshme si ne polici apo dhe instance te tjera shteterore, por ne asnje vend nuk pati ndonje rezultat qe te mund te deshmonte se c'fare ndodhi pas hedhjes se Shpend Bucaj ne det. Sinjali i pare qe ndezi driten jeshile per familjen Bucaj erdhi pas 2 vitesh. Nje mik i familjes i quajtur erdhi ne shtepine e tyre dhe iu tregoi se Shpendin e kishte takuar ne Hagen te Gjermanise. Ai jetonte me nje vajze kroate dhe i tregon familjes nje version se si ai kishte mberritur atje. Shpendi i kishte treguar se pas hedhjes ne uje ai kishte hipur ne nje traget qe e kishte cuar ate ne Itali. Pas nje qendrimi prej 3 muajsh atje ai kishte perfituar dokumenta te rregullta per te qendruar ne nje shtet tjeter. Prej tetorit te vitit 1982 ai jetonte ne Hagen dhe punonte atje ne nje fabrike. Mirepo, 46 vjecari nga Prishtina i kishte kerkuar Qamilit qe te mos rrefente ne shtepi per takimin e tyre sepse ai do te kthehej se shpejti por me pare kishte per te perfunduar disa pune ne Gjermani. Pas pritjes se gjate se Shpendi mund te kthehej Qamili i tregon prinderve per vendndodhjen e tij ne Gjermani. Me tej babai i Shpendit niset ne Gjermani dhe ne adresen ku jetonte Shpendi. Atje ai kishte takuar nenen e te fejuares se tij dhe ajo i kishte pohuar se e njihte Shpendin, por nuk kishte pranuar ti tregonte me teper. Nderkohe babai i Shpendit ishte interesuar me foton e djalit te tij ne dore ne banore te tjere qe jetonin rreth zones dhe shume prej tyre pranin se e njihnin. Po ashtu babai ishte interesuar edhe ne zyren e punes ne Hagen dhe atje kishte pare se nje person me emrin Shpend Korabi nga Prizreni i lindur ne te njejten dite me Spend Bucaj kishte qendruar deri ne shtator te vitit 1984. Ky ishte dhe konstatimi i fundit qe babai kishte arritur te merrte sepse qe nga ajo dite nuk zbuloi asgje tjeter per djalin e tij. E gjithe kjo histori u tregua nga vellai i Shpendit, Arber Bucaj i cili ishte 4 vjec kur vellai i madh i familjes humbi. Reagimet ishin te menjehershme nga shume qytetare dhe ajo cka u konstatua nga i gjithe emisioni ishte se Shpendi ate dite nuk ka hipur ne anije ne te vertete, por ai mund te kete arritur ne breg dhe te kete kaluar ne territorin shqiptar. Versioni qe ai i ka treguar Qamilit ka qene nje alibi per te fshehur dicka qe mbetet ende enigme. Nje tjeter piste e re u hodh vec Gjermanise dhe kesaj here Zvicra eshte vendi ku Shpendi eshte pare vitet e fundit. Te gjitha keto dhe shume informacione te tjera do te verifikohen per te sjelle javen tjeter nje tablo me te sakte te asaj nate kur Shpendi humbi.
Afer bashkimit te nje motre me vellain e saj
Fidalete Hasanaj se bashku me vellain e saj Lejmosin ne vitin 1967 dergohen ne "Komitetin Ekzekutiv, ne Vlore nga prinderit e tyre ne pamundesi per ti rritur ata. Me tej Fidaleten e ndajne nga vellai i saj per ta cuar kete te fundit ne shtepine e femijes ne Sarande. Me vone prinderit e dy femijeve arrijne ta marrin serish Fidaleten, ndersa per Lejmosin nuk zbuluan se ku ndodhej. Ata u interesuan ne shtepine e femijes ne Sarande, por atje i kane thene se djalin e kishin levizur qe aty por nuk i kishin treguar se ku do ta conin. Motra e tij kishte degjuar se ate mund ta kishin levizur ne shtepine e femijes ne Korce, por as atje nuk mori ndonje pergjigje. Sot, ajo ndihet e deshperuar qe fati i ka ndare dhe nuk i ka bashkuar me. Thirrjen nga studioja e emisionit ajo ja adresoi Lejmosit nese e degjonte dhe personave qe kishin mundesi ta ndihmonin. Nderkohe duket se lajmet e mira nuk munguan dhe ne qytetin e patosit jeton nje person me emrin Lejmos dhe eshte i te njejtes datelindje me Lejmos Hasanaj qe eshte duke u kerkuar. Ende nuk eshte rene ne kontakt me kete persona per te zbuluar nese ishte ai. Paralelisht telefonata kane ardhur edhe nga qyteti i Vlores qe kishin dijeni per historine e Lejmosit dhe qe ndihmuan me disa sugjerime per kerkimet ndaj tij.
Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›