E Diel, 1 Nëntor 2026

Liria e shtypit ne Gjermani- Me prioritet te madh por dhe me klecka te vogla

Bashkeveprim per nxjerrje sekreti kjo ishte akuza dhe njekohesisht argumentimi i prokurorise per kontrollin e zyrave te redaksise se revistes Cicero ne Pocdam si dhe ne shtepine e nje gazetari. Shkas ishte nje informacion ne te cilin citoheshin dokumentat sekrete te Zyres Federale te Kriminalistikes BKA Rasti Cicero eshte nje nder me spektakolaret te koheve te fundit por ky nuk eshte i vetmi rast.

S eshte habi qe ne listen e aktualizuar cdo vit per lirine e shtypit Gjermaniaze vendin e 17. Kjo liste perpilohet nga organizata e te drejtave te njeriut Reportere pa kufij e cila u themelua ne vitin 1985 nga gazetaret ne France. Zedhenesi i seksionit gjerman ne Berlin eshte Michael Rediske dhe ai nuk habitet aspak qe ne krahasim me vende te tjera Gjermania ka nje pozicion te keq.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Reporteret pa kufinj demostrojne ne Berlin per lirine e shtypit

Mbrojtja e burimeve

Vendet skandinave prej vitesh renditen si kryesues sa i perket lirise se shtypit. Ne Suedi autoritetet shteterore jane te detyruara te garantojne mbrojtjen e burimit te informacionit thote Rediske. Ne Gjermani nuk eshte keshtu Vazhdimisht ka nderhyrje ndaj mbrojtjes se burimit kontrollohen gazeta dhe redaksi. Megjithate Gjykata Kushtetuese para pak kohesh e shpalli si antikushtetues kontrollin ndaj nje radiostacioni te vogel privat ne Hamburg. Kesisoj nga kendveshtrimi i Reportereve pa kufij eshte forcuar disi mbrojtja e burimit.Por autoritetet shteterore dhe ato te perndjekjes penale perpiqen vazhdimisht qe ta zbehin mbrojtjen e burimit.

Pa gjykimin e instances me te larte gjyqesore ne Gjermani situata mund te ishte edhe me keq. Gjyqtaret disa here kane gjykuar ne favor te lirise se shtypit. Ne kete menyre ligji i ashtuquajtur per kontrollin online u rrezua ky ligj do t i kishte mundesuar shtetit ne rrethana te caktuara kontrollin e fshehte te kompjuterave qe perdoren privatisht. As ligji per regjistrimin e te gjithe qarkullimit te telekomunikacionit ne rast dyshimi i ashtuquajturi ligji per depozitimin e te dhenave rezultoi si antikushtetues. Nderkohe koalicioni qeveritar i perbere nga kristioandemokratet / kristiansocialet dhe liberalet eshte duke debatuar per nje ligj te ri.

Bildunterschrift Michael Rediske nga Reportere pa kufij

Forumet mbikqyrese

Rrezik per lirine e shtypit ekziston edhe per arsye te tjera. Distancimi i shtetit i garantuar ne ligjin themelor rrezikohet ne menyre latente ne radiostacionet publike sepse ne forumet mbikqyrese te tyre nje sere perfaqesuesish te politikes perdorin influencen e tyre. Pa asnje ngurrim postet e larta drejtuese jepen mbi bazen e parimit proporcional te partive politike. Ai qe do te arrije shkallet e larta te hierarkise duhet te posedoje librezen e duhur te antaresise ose te pakten te jete i afert me nje kamp te caktuar. Nje praktike kjo qe ndiqet prej dekadash e cila nxit shume oportunizmin.

Nje shembull i bujshem eshte ai i televizionit me frekuence kombetare ZDF Kanali i dyte Televiziv i Gjermanise. Zgjatja e kontrates se kryeredaktorit prej shume vitesh ne post Nikolaus Brender ne fund te vitit 2009 u pengua nga shumica konservatore ne keshillin mbikqyres. Zevendeskryetar ishte asokohe ende ne postin e kryeministrit te landit te Hesenit Roland Koch i cili nderkohe ka kaluar ne sektorin privat. Koch e argumentoi refuzimin e tij me kuotat e dobeta te telespektatoreve te ZDF-se. Nderhyrja politike ne kete rast ishte evidente partite e tjera donin te arrinin ndryshimin e marreveshjes shteterore me ndihmen e gjykatave.

Nje ide e mire kjo mendon Michael Rediske nga Reportere pa kufij Patjeter qe nje pjesemarrje si ne ZDF ku gati gjysma e anetareve te forumeve mbikqyrese vijne nga partite dhe qeverite duhet te shpallet antikushtetuese. Padite perkatese prane gjykates kushtetuese te socialdemokrateve dhe te ekologjisteve u mbeshteten edhe nga Reportere pa kufij.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nikolaus Brender kryeredaktori i ZDF disa vite

Kryetari i Shoqates se Gazetareve Gjermane DJV Michael Konken veren prej vitesh nje rritje te humneres mes medieve dhe politikes Vitetet e fundit politika ka humbur aftesine e pranimit te kritikes. Gazetaret perceptohen si armiq te keqinj. E politikanet jane te kenaqur kur i bejne per vete gazetaret ne menyre qe ata te raportojne pozitivisht per ta.Politikes i kerkohet qe te ndermarre dicka per ta siguruar lirine e shtypit dhe raportimin e lire.

Kushtet ekonomike

Liria e shtypit ndodhet nen presion edhe nga kushtet ekonomike. Rajone te tera te Gjermanise dominohen nga botues te vecante e kesisoj pluralizmi i mendimit mbetet ne udhekryq.Shoqatat e gazetave dhe te revistave duan te vendosin paga dhe honorare te uleta. Duke marre parasysh klientelen e reklames ushtrohet gjithnje e me shpesh presion ndaj gazetareve ka mesuar nga bisedat me koleget presidenti i Shoqates se Gazetareve Gjermane DJV Konken Une frikesohem per me te keqen. Gazetaria ndoshta ndonjehere do te jete nje aktivitet qe njerez dokudo do ta kryejne si pune sekondare. Kjo nuk mund te jete ne dobi te lirise se shtypit ne Gjermani dhe as ne dobi te nje raportimi cilesor e ajo qe eshte me kryesorja nje gje e tille nuk eshte frymen e nje demokracie funksionuese.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i Shoqates se Gazetareve Gjermane DJV Michael Konken

Vetecensura

Michael Rediske nga Reportere pa kufij e mbeshtet skepticizmin e Konkes Kjo sigurisht qe e dobeson lirine e shtypit dhe forcon ate qe mund ta quajme edhe vetecensure.

Garantohet liria e shtypit dhe liria e raportimit permes radios dhe filmit. Kjo fjali eshte pjese e nenit 5 te ligjit themelor. Por ne kete nen thuhet edhe se Keto te drejta kufizohen prej normave te ligjeve te pergjithshme.... Ne kete hapesire veprimi dhe ne kushtet ekonomike ne perkeqesim veprojne mediet ne Gjermani. Se sa mire ose sa keq i ben kjo gazetarise per kete ka nje sere treguesish. Njeri prej ketyre treguesve eshte renditja e Gjermanise prej Reportereve pa kufij si e 17 sa i perket lirise se shtypit.

AutorMarcel Frstenau/ Vilma Filaj- Ballvora

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›