E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria ekonomike, Shqipëria bën 8 hapa para

Pas raportit të Bankës Botërore Të bësh biznes, një tjetër vlerësim ndërkombëtar e ngjit ekonominë shqiptare disa shkallë më sipër në renditjen botërore. Në raportin më të fundit vjetor, për indeksin e Lirisë Ekonomike në Botë i përgatitur nga Instituti Fraser në Kanada, Shqipëria u rendit e 57-ta mes 141 vendeve të marra në analizë, duke kërcyer me 8 vende në renditje krahasuar me një vit më pare. Zef Preçi, Drejtor i Qendrës Shqiptare për kërkime ekonomike, thotë se raporti vlerëson sidomos rolin e qeverisë në klimën ekonomike në vend. Liria Ekonomike në Botë nëpërmjet 42 treguesve kryesorë, mat shkallën në të cilën politikat dhe institucionet e shteteve mbështesin lirinë ekonomike. Preçi shton se bazuar në ecurinë e deritanishme përfshi dhe reformat e nisura, në raportin e vitit të ardhshëm Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet në renditjen botërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›