Lirim i parakohshëm nga burgu dhe 1,500 paund, BBC zbardh skemën për riatdhesimin e shqiptarëve nga Britania e Madhe
Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar se shumica e shtetasve që janë kthyer nga Britania e Madhe, këtë vit janë persona të dënuar për krime të kryera në ishull. Sipas BBC, burrave që janë dërguar për në Shqipëri, u janë ofruar 1,500 paund për t’u larguar dhe disa prej tyre po planifikojnë të kthehen në atdhe.
Zyra e Brendshme e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar thotë se më shumë se 1000 njerëz janë kthyer që nga koha kur Shqipëria nënshkroi një marrëveshje me MB dhjetorin e kaluar, për të “frenuar emigrimin e paligjshëm”.
BBC intervistoi dhjetëra njerëz në disa prej fluturimeve të dëbimit muajin e kaluar dhe zbuloi se shumica vinin nga burgjet e MB. Disave u ishin ofruar para në këmbim që të pranojnë të dëbohen dhe u liruan nga burgu përpara se të vuanin dënimin minimal, sipas një skeme ekzistuese të përdorur për shkelësit e huaj.
Transmetuesi britanik thotë se një burrë shqiptar i quajtu Mark, rreth të tridhjetave, ishte dënuar me gjashtë vite burg për veprat penale të drogës, por ai u lirua duke u dëbuar pasi kreu vetëm 2 vite.
Shqiptari i identifikuar si Mark, i kërkoi BBC-së të mos e identifikonte
Markut iu ofruan gjithashtu dhe 1,500 £ si mbështetje financiare për t’u kthyer në Shqipëri, sipas programit të veçantë i quajtur “Skema e Kthimit të Lehtësuar” (FRS).
Marku tha se “oficeri i emigracionit erdhi të na takojë”, e më pas “ata ju pyesin nëse doni të ktheheni apo të qëndroni në MB”. Ata shpjeguan se nëse ktheheni , ju heqin një vit nga dënimi.
Mark u deportua sipas Skemës së Lirimit të Parakohshëm të Mbretërisë së Bashkuar (ERS), e përdorur për të burgosurit e huaj të të gjitha kombësive.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
