E Diel, 1 Nëntor 2026

Italianët i japin lamtumirën Gianfranco-s, policit me zemër të madhe që ndihmoi qindra shqiptarë gjatë eksodit në '91

Qindra italianë janë mbledhur në katedralenSan Pio X, për t’i dhënë lamtumirën policit me zemër të artë Gianfranco Cittadin.

Ai u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare, dhe siç tregojnë miqtë dhe të afërmit ishte një qytetar model i provincës Rovigo në Veneto.

Që prej viteve 80 ai punoi si polic rrugor, me motorin e tij të punës ai gjendej kudo. Madje edhe kur doli në pension, Gianfranco krijoi një shoqatë bashkë me miqtë e tij për shëtitje me varka, peshkim dhe aktivitete të tjera për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Por Gianfranco është i njohur edhe mes një komuniteti të madh shqiptarësh në Itali. Motra e tij, Tiziana, duke kujtuar vëllain e saj, tregon se si, “me ardhjen e refugjatëve të parë shqiptarë pas zbarkimit të parë në vitin 91, ai bëri të pamundurën jo vetëm për të organizuar një autobus për t'i marrë në Trieste sipas indikacioneve të bashkisë të Rovigos, por më pas, sapo mbërritën në qytet, ai i ndihmoi për muaj të tërë që të kujdeseshin edhe për punët më të vogla dhe të ambientoheshin në realitetin e ri të Rovigos.

[caption id="attachment_702129" align="alignnone" width="1072"] Gianfranco Cittadini Gianfranco Cittadini[/caption]

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›