Lirimi i hapesirave bashkia e Tiranes nis aksionin

Ashtu si paralajmëruan ditë më parë autoritetet e bashkisë, mëngjesin e 1 tetorit kanë nisur aksionet për lirimin e hapësirave, në Tiranë në shërbim të komunitetit. Fillimisht aksioni i policisë bashkiake ka nisur në njësinë numër 1 dhe 2, për lirimin e trotuareve nga objektet e vendosura pa leje, dhe shfrytëzimin e këtyre hapësirave nga subjekte private të cilat prej vitesh nuk paguajnë detyrimet finaciare ndaj bashkisë Tiranë. Aksioni filloi me 84 subjektet e para.
"Sot po marrim masa për 84 subjekte të cilat kanë refuzuar të paguajnë taksat ndaj bashkisë së Tiranës. Po bëjmë proces verbalin e konstatimit sot dhe nëse do të konstatojmë që këta pronarë janë kthyer prapë dhe kanë vendosur këto objekte ne do të marrim sanksionet përkatëse, tha Florenc Hoxha, drejtor i policisë bashkiake.
Autoritetet e bashkisë njoftojnë se në ditët në vijim do të zbatohen edhe fazat e tjera që për lirimin e hapësirave publike, si lirimi i trotuareve nga shitësit ambulantë, apo dhe nga automjetet që qëndrojnë prej kohësh në rrugë të ndryshme të Tiranës.
Edlira Sulejmani