E Diel, 1 Nëntor 2026

Perkthimi ne universitete Kule Nuk kemi fonde te posacme

Universitetet janë gati të përkthejnë tekste të autorëve të huaj, por kjo mund të realizohet vetëm nëse do të ketë fonde të posacme. Rektori i universitetit të Tiranës Dhori Kule thotë se të gjitha fakultetet kanë përzgjedhur edhe literaturat që mund të përkthejnë, por fondi i akorduar nga buxheti i shtetit, prej 50 milionë lekësh, nuk është shpërndarë nga ministria e Arsimit. Arsyet janë të paqarta ende.

"Ka pasur një iniciativë të qeverisë maqedonase për të përkthyer tekste dhe në shqip, ku janë angazhuar dhe profesorë nga universiteti jonë për të bërë procedurat e përkthimit, dhe janë tituj të cilët ne i kemi konsultuar me ata. Problemi është që duhet të përkthejmë tekste të autorëve të mirë në departamentet. Gatishmëria ka qenë, fakulteti i mjekësisë mund të ketë tekste që janë gati për tu përkthyer, por pengesa është bërë nga mosfinancimi. Kishte një premtim që do viheshin 50 mln lekë të reja në dispozicion për përkthimet po kjo nuk është bërë realitet", thotë Dhori Kule, rektor i UT.

Në ditët në vijim pritet të bëhet publike edhe arsyet e mos shpërndarjes së këtij fondi, për përkthimin e teksteve nga autorë të huaj. Një iniciativë kjo e vetë kryeminsitrit Berisha, i cili ju kërkoi të gjitha institucioneve arsimore që të zëvendësojnë tekstet e vjetra me tekstet e autorëve më të mirë, në vecanti nga Europa Perëndimore.

Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e shtunë , 01 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›