E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lirimi i hapësirave publike, IMT: Në Tiranë janë çliruar mbi 53 mijë metra katrorë

Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, janë çliruar 53 031 metra katrorë sipërfaqe që ishin të zëna nga ndërtime apo struktura pa leje.

Sipas Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, gjatë disa javëve të zhvillimit të aksionit janë kryer 1 408 çmontime, prej të cilave 1 167 u bënë vullnetarisht nga bizneset, ndërsa 241 me ekzekutim të vendimeve.

Ky proces është pjesë e programit të qeverisë për zhvillimin urban sipas vizionit “Shqipëria 2030 në BE”. Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk bëhet fjalë për një aksion të përkohshëm, por për një fazë riorganizimi urban, që do të shtrihet jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit.

Synimi i transformimit është që qytetet të bëhen më funksionale për komunitetin, më të pastra dhe më të gjelbra.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›