E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirimi i te denuarit, pranga vellait

Hetimet per skandalin qe shpertheu disa muaj me pare ne Gjykaten e Rrethit te Matit kane cuar ne pranga vellane e nje ish-te denuari per vjedhje me arme ne bashkepunim. Dode Haxhia, vellai i Kastriot Haxhise, eshte arrestuar dje, pasi akuzohet se ka falsifikuar raportin mjekesor, qe coi ne lirimin e te vellait. Publikimi i skandalit ne Gjykaten e Rrethit te Matit, kur nje gjyqtar i kesaj gjykate kishte liruar nje te ri te denuar me 15 vite burg, vetem me nje raport mjekesor, ka bere qe hetimi per kete ngjarje te vijoje intensivisht.
HETIMET
Prokuroria e Rrethit te Matit, pasi ka protestuar ashper per masen e lirimit te Kastriot Haxhise, nga gjyqtari Murat Lleshi, ka nisur hetimin per rrethanat e ketij lirimi. Sipas gjykates, lirimi i Kastriot Haxhise u be pas paraqitjes se nje raporti mjekesor, sipas te cilit babai i te denuarit ishte i semure. Burime nga organi i akuzes bejne te ditur se, duke mos pasur tager per te hetuar per gjyqtarin Murat Lleshi, prokuroria nisi punen per vlefshmerine e raportit mjekesor. Fillimisht u moren ne pyetje te gjithe mjeket, por asnjeri prej tyre nuk pranoi te kishte leshuar nje raport te tille. Me pas eshte marre ne pyetje edhe babai i te liruarit, por edhe ai nuk ka pranuar qe te jete i semure.
EKSPERTIZA
Burime prane organit te akuzes bejne te ditur se u punua gjate per percaktimin e vlefshmerise se raportit mjekesor, dhe me ne fund rezultoi qe ai te kete qene fals. Menjehere pas kesaj, u leshua urdher-arresti per Dode Haxhine, i akuzuar si autori i hartimit te ketij dokumenti. Vendimi per arrestimin e tij eshte marre qe me 13 mars te ketij viti, pasi Gjykata e Rrethit te Matit dha masen e sigurise "burg pa afat" ne mungese, por ai eshte ekzekutuar paraditen e djeshme. Gjyqtari Artan Cupi e njohu te ndaluarin me masen e sigurise pas kerkeses se prokurorit Sabri Kastrati. Mesohet se Haxhia nuk e ka pranuar akuzen, duke thene se ai raport ishte siguruar nga babai i tij, por burime zyrtare prane gjykates thane se akuza ka arritur te vertetoje se raporti i eshte dorezuar gjyqtarit Lleshi nga Dode Haxhia. Nderkohe, burime prane organit te akuzes bene te ditur se gjyqtari Murat Lleshi vazhdon te jete ne detyre ne Gjykaten e Rrethit te Matit, ndersa i liruari Kastriot Haxhia dyshohet se eshte larguar ne drejtim te Greqise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›