E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, debat per token

Opozita kundershton verifikimin e atyre titujve te pronesise qe jane dhene per tokat bujqesore, kur ato jane marre me ligj. Deputetet e majte ne komisionin e veprimtarive prodhuese, kerkuan gjate diskutimit te projektligjit per "Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore" qe te mos preken titujt e pronesise qe jane dhene me ligj per tokat bujqesore nder vite, pavaresisht qeverise qe ka qene ne pushtet. "Nuk duhet te rishikohen ato tituj qe jane dhene ne baze te ligjit 7501 "Per Token", u shpreh deputeti socialist, Ndricim Hysa. Sipas tij, rishikime te tilla dhe dhenia e kompetencave te shumta komisioneve vendore qe do te kontrollojne titujt e pronesise mund te shkaktoje konflikte te medha. Te majtet shpresojne ne nje konsensus me mazhorancen ne pushtet gjate diskutimeve te sotme. Diten e djeshme, komisioni mundi te votoje vetem ne parim projektligjin e debatuar dhe kritikuar ashper dhe nga vete demokratet, pa kaluar nen per nen. Nderhyrja kerkohet ne nje prej neneve te ashtuquajtur me problematik te projektligjit, ai 9. Ky nen i jep te drejten komisioneve vendore te japin titullin e pronesise se tokes edhe nese ajo eshte marre ne kundershtim me ligjin, ne rast se nuk ka konflikte per te. Ky paragraf eshte kundershtuar ashper nga deputete te se djathtes ne pushtet dhe aleatet. Projektligji i debatuar, per te cilin komisioni i veprimtarive prodhuese do te vijoje diskutimet diten e sotme, ka per synim qe te beje verifikimin e titullit te pronesise qe eshte per tokat bujqesore ne zonat turistike. Verifikimi do te behet per te pare nese toka eshte dhene apo jo ne perputhje me ligjet ne fuqi.
Pas verifikimit qe do te kryhet nga Komisioni Vendor i Vleresimit, nese titujt e pronesise dalin se jane ne kundershtim me ligjin, shteti do t'i kerkoj poseduesit te tokes ta bleje ate me cmimet e tregut. Vetem ne kete menyre, ai do te mund te kete tapine. Por, nje leje e tille do te jepet, ne ato raste kur per token e zene ne kundershtim me ligjin nuk ka konflikte te hapura. Nese personat nuk do te pranojne ta blejne token e zene, atehere automatikisht nepermjet ketij projektligji ajo do t'ju merret. Verifikimi qe kerkohet nga qeveria behet pasi eshte cilesuar si nje procedure e domosdoshme nga konstatimet se shkelje te medha jane bere me titujt e pronesise ne zonat turistike. Nga studimet e kryera rezulton se behet fjale per 4700 ha toke qe jane marre ne menyre abuzive dhe projekti kerkon qe personat qe e kane perfituar duke shkelur ligjin ta paguajne.

180 raste konfliktuale jane evidentuar deri me sot per kufijte e tokes bujqesore ne nje hapesire prej 2700 hektaresh. Nga statistikat e Ministrise se Bujqesise jane ndare gjithsej 563 mije hektare toke, ose 98,8% e te gjithe siperfaqes se parashikuar.

12000 persona kane bere pushtime te paligjshme te tokes bujqesore me nje siperfaqe prej 6100 hektaresh. Nderkohe qe behet fjale per 445 familje qe kane marre tapine e tokes bujqesore deri me sot.

Toka bujqesore fut ne sherr politiken
Komisionet parlamentare vijojne debatin mbi projektligjin e qeverise per "Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore". Deputetet nuk bien dakord me menyren e rivleresimit te titujve te pronesise nga komisionet vendore. Nderkohe qe tere problemi, qe ekziston per kete projektligj, ka te beje me faktin se kerkohet qe gjithe toka bujqesore e zene, duhet te paguhet me cmimin e tregut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›