Lirohen Delijorgji e Pinari gjykata Mos e perdorni politikisht
TIRANE- Pak ore pas dhenies se vendimit Gjykata e Tiranes kerkoi nga subjektet politike qe lirimi i Delijorgjit Pinarit dhe Ngjecit te mos perdoret politikisht. Ne nje deklarate te shperndare per mediat thuhet se vendimi per masen arrest shtepie eshte bazuar ne ligj dhe prova. Sipas gykates se Tiranes vendimi per lirimin e te pandehurve kryesor te ceshtjes Gerdeci eshte marre bazuar ne vendimin e Gjykates se Larte.
Nderkaq gjykata e Tiranes beri me dije se gjykimi per te pandehurit vazhdon.
Gjykata e Tiranes ka dhene sot masen me arrest shtepie per tre te pandehurit e tjere te ceshtjes Gerdeci Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci. Pak dite me pare gjykata dhe te njejten mase arresti edhe per ish- drejtorin e fabrikes ne Gerdec Dritan Minxolli.
Avokati Maks Haxhia u shpreh per mediat se nje vendim i tille nuk nenkupton pafajesine e tyre por thjesht qe sipas procedures penale ata nuk do te qendrojne me ne paraburgim por do te qendrojne ne shtepi dhe ne cdo proces gjyqesor do te paraqiten ne Gjykate. Ai tha se tashme ka kaluar nje vit qe nga momenti qe ka nisur procesi gjyqesor dhe se zvarritja e procesit ka qene faj i akuzes e cila ka sjelle 400 deshmitare pervec eksperteve cka ka sjelle ne nje proces gjyqesor te pafund.
Lirimi i kater te pandehurve kryesore tw
Pas shume seancave te shtyra ceshtja Gerdeci merr nje drejtim tjeter. Gjykata e Larte dha masen me arrest shtepie per ish-drejtorin e fabrikes se demontimit te armeve ne Gerdec Dritan Minxolli. Vendimi i Gjykates erdhi pas mbarimit te afateve te paraburgimit per te pandehurin Minxolli. Minxolli do te qendroje ne arrest shtepie deri ne mbarimin e plote te hetimeve.
Rreth dy muaj me pare Gjykata e Shkalles se Pare e kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hado vendosi rrezimin e kerkeses per lirimin e menjehershem te Minxollit nga burgu per shkak te perfundimit te afateve te paraburgimit.
Nderkohe edhe te pandehurit Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci kane kerkuar lirimin nga qelia per shkak te mbarimit te afateve te paraburgimit.