Lirohen hapësira publike përreth stadiumit “Air Albania”, procedohen 7 administratorë lokalesh

Hapësira publike përreth stadiumit “Air Albania” është liruara nga bizneset që e kishin zaptuar me tavolina, karrige e çadra, ndërsa 7 administratorë lokalesh janë proceduar penalisht. Policia njofton se janë sekuestruar rreth 330 objekte që iu shërbenin këtyre aktiviteteve ekonomike dhe që ishin vënë pa autorizim.
Sipas policisë, trotuare dhe vendkalime këmbësorësh në këtë zonë ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit.
Një aksion për lirimin e hapësirave publike ka nisur në të gjithë vendin, teksa autoritete kanë deklaruar se nuk do të lejohen më zaptimi i hapësirës që i përket qytetarëve.
/rtsh.al/