Lirohen mbesat hajdute, policia u nxitua në arrestimin e tyre
TIRANË- Prokuroria e kryeqytetit, liroi nga qelia e izolimit tre vajzat 18 vjeçare të akuzuar për vjedhjen e një biznesmeni, duke e cilësuar arrestimin e tyre nga ana e policisë si të paligjshme dhe të nxituar. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës, sipas të cilëve, urdhri për lirimin e tre vajzave është dhënë nga prokurori Avni Kraja, i cili e ka cilësuar arrestimin në flagrancë të vajzave si të paligjshëm. Pas firmosje së urdhrit të lirimit, efektivët e Komisariatit nr.4 i kanë liruar nga ambientet e izolimit shtetaset Oligerta Agushi, Laureta Kormaku dhe Afërdita Pecmarkajn, të cilat janë edhe shoqe mes tyre. Denoncimi për vjedhjen e një shume parash prej 15 milion lekë të reja, e bërë nga biznesmeni A.P. ndodhej në hetim nga Prokuroria e Rrethit Tiranë dhe nuk ishte dhënë asnjë urdhër për arrestim. Nuk kishte asnjë urdhër ndalimi, apo vendim Gjykate për të arrestuar tre vajzat, të cilat ishin pjesë e hetimit me metoda speciale. Kështu që arrestimi i tyre është cilësuar i paligjshëm, çka është urdhëruar lirimi i tyre për tu ndjekur penalisht në gjendje të lirë deri në sqarimin e pozicioneve të tyre para ligjit-thuhet nga burimet e prokurorisë.
Sipas tyre, arrestimi i vajzave nga policia jo vetwm ka qenë i nxituar, por ka sjell edhe prishjen e hetimeve me metoda speciale, pasi vajzat po përgjoheshin dhe pritej që me anë të këtyre përgjimeve të zbulohej edhe vjedhja që i ishte bërë shtetasit A.P. me banim në lagjen Kodra e Priftit, konkretisht në rrugën Sadik Petrela. Arrestimi i vajzave u shoqwrua edhe me njw incident mes njw drejtuesi të kwtij Komisariati dhe avokatit mbrojtws tw vajzave, i cili nuk u lejua fillimisht të takohej me to.
Por, pavarësisht, lirimit të vajzave nga qelia, prokuroria njoftoi se hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë deri në gjetjen dhe zbulimin e autorit të vjedhjes së 15 milion lekëve të reja në banesën e shtetasit A.P. që merrej me tregtimin e floririt. Ky i fundit, pasi kishte konstatuar mungesën e parave që ndodheshin në një çantë sportive në dhomën e tij të gjumit, kishte denoncuar vjedhjen.
Nga hetimet paraprake prokuroria dhe policia, dyshuan se vjedhja e banesës së biznesmenit është kryer nga një person i afërm i familjes, pasi nuk kishte thyerje të dyerve, çka dyshohet se është hapur dera me kopjen e çelësit të dhomës së gjumit të biznesmenit. Dy nga vajzat e arrestuara që tashmë u liruan Agushi dhe Kormaku janë edhe mbesat e biznesmenit të floririt ndërsa parukierja Pecmarkaj ishte shoqja e tyre. Dyshohet se dy 18 vjeçaret, të etura për biznes, i kanë grabitur dajës së tyre parat, duke investuar në blerjen e një dyqani dhe më pas hapjen e shërbimit të parukerisë së bashku me shoqen e tyre Pecmarkaj.
1. Oligerta Agushi, 18 vjeçe, mbesa e biznesmenit
2. Laureta Kormaku, 18 vjeçe, mbesa e biznesmenit
3. Afërdita Pecmarkaj, 18 vjeçe, parukiere, mikeshë e kushërirave
