E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lirohen nga detyra 4 ambasadorë

Katër Ambasadorë, u liruan nga detyra me propozim të kryeministrit dhe dekretin e firmosi kryetari i shtetit Ilir Meta në mbështetje të ligjit “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”. Konkretish, bëhet fjalë për diplomatët Arjan Spase ambasador në Hungari qysh prej vitit 2016, Albana Dautllari kryediplomate në Misionin e Përhershëm pranë Këshillit të Evopës në Strasburg prej Shkurtit të vitit 2018, Besiana Kadare ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga qershori i 2016 dhe Ferit Hoxha i cili në 9 shkurt 2018 mbajti postin e Ambasadorit në Organizatë e Kombeve të Bashkuara për Edukimin,Shkencën dhe Kulturën, UNESKO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›