E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama në Abu Dhabi në “Konferencën e Politikave Ndërkombëtare”, takohet me Borrell

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Lajmin e ka bërë me dije Borrell, i cili tregoi se me kryeministrin diskutuan rreth zgjerimit, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. Përmes postimit të tij në Twittter, ai theksoi se është me rëndësi të ruhet vrulli i reformës në rajon si dhe besueshmëria e BE-së. 

Rama dhe Borrell, u takuan gjatë zhvillimit të “Konferencës së Politikave Botërore”, e cili do të zgjasë nga 1-3 tetor dhe ka për qëllim të ndihmojë në promovimin e një bote të hapur, të begatë dhe të drejtë. Ai mbledh së bashku personalitete të nivelit të lartë nga pesë kontinente, udhëheqës politikë dhe ekonomikë dhe gazetarë, si një “urë lidhëse”, për të formuar me njeri-tjetrin lidhje të qëndrueshme me njëri -tjetrin. Përtej pjesëmarrësve, ky takim ka në fokus ndihmën ndaj popullatave të prekura në një kohë trazirash, të vazhdueshme. Zoti Rama pritet të mbajë fjalim në këtë konferencë për pak minuta.

Postimi i plotë i Borrell: 

Takova Kryeministrin Edi Rama në Konferencën e Politikave Botërore 2021 në Abu Dhabi. Ne diskutuam për zgjerimin, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme për të ruajtur vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE –së

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›